LAJMI I FUNDIT:

Rrahje mes shqiptarëve dhe serbëve në qytetet zvicerane pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë

Rrahje mes shqiptarëve dhe serbëve në qytetet zvicerane pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë

Zvicra ka marrë një fitore të madhe në sfidën e tretë të grupit ndaj Serbisë me rezultat 3-2.

Ka qenë një ndeshje me shumë emocione, por që u fitua nga Zvicra falë kontributit të madh të shqiptarëve në fushë, Xherdan Shaqirit me gol dhe Granit Xhakës me një ndeshje të jashtëzakonshme.

Pas ndeshjes ka pasur festë në madhe në Zvicër, me tifozët zviceranë e shqiptarë që kishin pushtuar rrugët e qyteteve duke festuar fitoren e arritur dhe kalimin në 1/8 e finales.


Por gjatë festës nuk kanë munguar edhe incidentet pasi janë përballur shqiptarët me serbët në rrugët e qyteteve zvicerane.

Në një video që qarkullon në internet shihen provokime nga ana e tifozëve serb dhe pastaj nis sherri mes tifozëve shqiptarë dhe atyre.

Shqiptarët ishin më shumë në numër dhe serbët që provokuan u rrahën nga tifozët shqiptarë që ishin më shumë në numër.

Gjithsesi festë për fitoren e Zvicrës pati edhe në gjitha qytetet e Kosovës pas ndeshjes, me kosovarët që pushtuan rrugët e qyteteve duke festuar me vetura.

Kujtojmë që Zvicra në 1/8 e finales do të përballet me Portugalinë. /Telegrafi/

https://www.tiktok.com/@henis_23/video/7171742321820716294?is_from_webapp=1&sender_device=pc

https://www.tiktok.com/@_oliverbuhaj_/video/7171952399496645894

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

La Liga
Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

La Liga
Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Serie A
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A
Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori