Reperi i njohur Rigels Rajku, i cili njihet më mirë si Noizy, ka qenë pjesë e një incidenti të rëndë në diskotekën “Sancy” në Pejë, Kosovë.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të së enjtes, kur Noizy dhe grupi i tij janë përfshirë në një sherr masiv që ka përfshirë edhe personat e pranishëm.


Gjatë përleshjes, dyshohet se Noizy dhe grupi i tij kanë rrahur brutalisht Muhamet Isenin, i njohur në rrjetin social TikTok me emrin “Medi,” dhe një anëtar të familjes së tij, Bekim Hardergjonajn.

stresi 1

Raportohet se Medi Iseni mund të ketë qenë një shënjestër për shkak të një konflikti të mëparshëm.

Për më tepër, ka dyshime se sherri mund të ketë qenë një kurth i organizuar nga reperi tjetër shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi.

Stresi dyshohet se e ka ftuar Medin për një takim, por në fakt, kishte planifikuar që ai të përballej me Noizyn dhe grupin e tij në të njëjtin ambient.

Në reagimin e tij të fundit, Stresi ka njoftuar në profilin e tij në Instagram se Policia e Kosovës ka lëshuar një urdhër arresti ndaj tij për lidhje me këtë incident.

Për këtë arsye, ai është detyruar të anulojë koncertin e planifikuar për sonte në Vushtrri. /Telegrafi/