LAJMI I FUNDIT:

Rrahja e të riut nga katër persona të armatosur në Fushë Krujë – arrestohet një person, shpallet në kërkim autori kryesor

Rrahja e të riut nga katër persona të armatosur në Fushë Krujë – arrestohet një person, shpallet në kërkim autori kryesor

Policia e Krujës ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur më datë 17 shkurt të këtij viti në një lokal në Fushë Krujë ku disa personi rrahin një të ri që ishte brenda këtij lokali.

Sipas policisë, është identifikuar dhe është shpallur në kërkim autori kryesor i dyshuar për këtë ngjarje, një 34-vjeçar i dënuar më parë për trafikim të lëndëve narkotike.


Po ashtu është arrestuar një 31-vjeçar që fshehu mjetin e përdorur nga autorët. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, identifikimin, kapjen e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, bënë shpalljen në kërkim të Gazment Kusta, 34-vjeç, banues në Budull, i dënuar më parë jashtë vendit, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Ky shtetas dyshohet se më datë 17.02.2021, ka hyrë me disa persona të tjera në ambientin e një lokali në Fushë Krujë dhe ka goditur me sende të forta, duke i shkaktuar lëndime në kokë, E. Elezi, 30-vjeç, i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar në banesë.

Katër persona të armatosur sulmojnë rëndë një person në një lokal në Krujë
Lexo po ashtu Katër persona të armatosur sulmojnë rëndë një person në një lokal në Krujë

Në vijim të hetimeve është bërë ndalimi i shtetasit Geart Bakalli, 31-vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij nga shërbimet e Policisë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, disa veshje të përdorura nga autorët dhe një mjet tip “Audi”, të cilin dyshohet se autorët e kanë përdor për t’u larguar. /TCH/