LAJMI I FUNDIT:

Rrahet një person në Shtime, arrestohen tre të dyshuarit

Rrahet një person në Shtime, arrestohen tre të dyshuarit
Foto: Ilustrim

Policia e stacionit në Shtime, dje rreth orës 18:50 ka pranuar një informacion se në rrugën “Anton Çetta” në Shtime është një rast të lëndimit trupor, ku një person D. A (M/K) i moshës 25 vjeçar kishte pësuar lëndime trupore nga sulmet fizike, nga tre persona të cilët më pas ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

I lënduari D.A për ndihmë mjekësore është dërguar fillimisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj .

Në lidhje me këtë policia e rendit e më pas edhe hetuesit e stacionit të policisë në Shtime i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe nën autorizim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet.


Pas një pune hetimore intensive në terren, rreth orës 22:00 hetuesit policor kanë arritur të identifikojnë personat e dyshuar, vendin e ndodhjes së tyre dhe ti arrestojë tre të dyshuarit të përfshirë në këtë rast.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të rastit, personat: N.A (M/K) i moshës 44 vjeçar, A.A (M/K) i moshës 23 vjeçar dhe A.A (M/K) i moshës 21 vjeçar janë në dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Lëndim i lehtë trupor”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Kalo në kategori