LAJMI I FUNDIT:

IPK rekomandon suspendimin e shtatë zyrtarëve policorë në Gjakovë, tre prej tyre janë arrestuar për rrahje të një qytetari

IPK rekomandon suspendimin e shtatë zyrtarëve policorë në Gjakovë, tre prej tyre janë arrestuar për rrahje të një qytetari

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e shtatë zyrtarëve policorë në Gjakovë për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare – tre prej tyre janë arrestuar për rrahje të një qytetari.

Vendimi ka ardhur pasi IKP ka pranuar një ankesë nga një qytetar i cili ankohej për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga disa zyrtarë policorë në Gjakovë.

Siç njofton IKP, ngjarja është raportuar të ketë ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit kur qytetari ishte ndaluar nga policia në Gjakovë fillimisht për një kundërvajtje në trafik.


Rasti është regjistruar në IPK dhe hetuesit janë angazhuar duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore lidhur me këtë rast duke dalë në vendin e ngjarjes.

“Ankuesi është dërguar për tretman mjekësor nga policia si pasojë e lëndimeve trupore që dyshohet se kanë ardhur nga përdorimi i forcës nga zyrtarët policorë. Pas disa veprimeve hetimore në konsultim me prokurorinë kompetente, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar sot tre zyrtarë policorë (punonjës në Stacionin Policor të Gjakovës) që ishin të përfshirë në këtë incident”, thuhet në njoftim.

Arrestimi i tyre është bërë me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” dhe “lëndim i rëndë trupor” kurse me vendim të prokurorit të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si dhe janë suspenduar nga detyra.

Lidhur me këtë rast, bazuar në autorizimet ligjore, IPK ka bërë rekomandimin për suspendim edhe të katër zyrtarëve tjerë policorë.

“Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti”, thuhet në fund, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Kronika e Zezë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Lajme
Kalo në kategori