LAJMI I FUNDIT:

Rrah brutalisht me shkop të bejsbollit burrin në mes të ditës në qendër të Londrës (Video, +18)

Rrah brutalisht me shkop të bejsbollit burrin në mes të ditës në qendër të Londrës (Video, +18)

Videoja amatore e publikuar më poshtë shfaq momentin kur një burrë rrahet brutalisht me shkop të bejsbollit, pasi “arrestimi i një personi” nuk kishte shkuar  siç e kishe planifikuar.

Viktima është filmuar duke u orvatur me sulmuesin në një skaj të rrugës në Rainham në pjesën lindore të Londrës, ku disa sekonda më vonë sulmuesi arrin t’i ikë dhe ta sulmojë, transmeton Telegrafi.


Sulmuesi e godet vazhdimisht me shkop të bejsbollit, derisa viktima e lut që të ndalet. Në video sulmuesi përveç që e rrah e fyen me fjalët më të rënda.

Nuk dihet arsyeja e kësaj rrahje, si dhe nëse personat e përfshirë janë arrestuar nga policia metropolitane. /Telegrafi/