LAJMI I FUNDIT:

Rotary Club Peja, ndan ndihmë financiare për familjet e goditura nga vërshimet

Rotary Club Peja, ndan ndihmë financiare për familjet e goditura nga vërshimet

Rotary Club Peja si shumë herë më parë, gjendet pranë qytetarëve në nevojë, kësaj radhe duke ndihmuar familjet e goditura nga vërshimet.

Humbja e jetës së një fëmiu 5 vjeçar dhe nënës së tij 26 vjeçare ka tronditur të gjithë qytetarët dhe ka mobilizuar Rotarianët Pejanë për t’i dalë në ndihmë kësaj familje dhe disa familjeve të tjera të goditura nga vërshimet.


Komisioni i Rotary Club Peja për Vlerësimin e Dëmeve, pas vizitave në lagjet e goditura dhe bisedave me familjet e dëmtuara, propozoi që mënyra më e mirë, më e shpejtë dhe më efikase për t’i ndihmuar këto familje është ndarja e mjeteve financiare.

Komisioni për vlerësimin e dëmeve, ka bërë përzgjedhjen e familjeve të goditura nga vërshimet dhe sot me 03 Korrik 2023, bëri ndarjen e ndihmës financiare për këto familje.

Ndarja e ndihmave financiare ishte një moment tejet emocional për familjet e dëmtuara dhe për Rotarianët Pejanë.

Gjatë pranimit nuk mungoi falënderimi për Rotary Club Peja i përcjellur me lotët e familjeve përfituese të cilët u shprehen se jemi organizata më e shpejtë që i’u ka dalur në ndihmë në këto ditë të vështira.

“Të dashur qytetarë, Rotary është organizatë e mrekullueshme dhe vullneti i mirë dhe gatishmëria e Rotarianëve për të ndihmuar njerëzit në nevojë nuk do të mungojë kurrë”.

Në emër të Rotary Club Peja dhe familjeve të goditura nga vërshimet, Kryetari i Rotary Club Peja Dr. Dardan Asllani, falënderoi Rotary Club Prizren dhe Indio Sunrise Rotary Club në SHBA që i’u bashkuan ftesës së Rotary Club Peja për të ndihmuar qytetarët e goditur nga kjo fatkeqësi natyrore.

“Në fund, të shpresojmë se familjet e goditura nga vërshimet do të kenë mundësi të bëjnë sa më shpejtë sanimin e dëmeve dhe të lutemi që qytetarët t’i kthehen jetës normale në një të ardhme të afërt”, thuhet në njoftimin e Rotary Club Peja./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Vranët dhe me riga shiu

Vranët dhe me riga shiu

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori