LAJMI I FUNDIT:

Rotarianët ftohen të vizitojnë Pejën dhe të shqyrtojnë mundësitë për bashkëpunimin në projekte të përbashkëta

Rotarianët ftohen të vizitojnë Pejën dhe të shqyrtojnë mundësitë për bashkëpunimin në projekte të përbashkëta

Kryetari dhe donatori kryesor i Rotary Club Peja, Neshad Asllani, ka ftuar Rotarianët në Pejë, të shijojnë bukuritë e qytetit dhe së bashku me Rotarianët Pejan të shqyrtojnë mundësitë për bashkëpunimin në projekte të përbashkëta Rotary.

Takimet e Rotary Club Peja mbahen çdo të Premte në ora 19:00, në Hotel Dukagjini.


Pejës i këndohet për bukuritë e saj, e quajnë Lule e Dukagjinit, por i këndohet edhe për Rotary.

Në këngën “Eja në Pejë” ftohen Rotarianët në Pejën e bukur, të njohur edhe si qyteti Rotary.

Interesim i shtuar për anëtarësim në Klubin Rotary 
Lexo po ashtu Interesim i shtuar për anëtarësim në Klubin Rotary 

Kënga ‘Eja në Pejë’ është dhuratë unike dhe domethënëse e Rotary Club Prizren për Rotary Club Peja, e realizuar nga Rotariani tani i ndjerë Prizrenas Agron Shporta, në interpretim të artistit Prizrenas Haxhi Kuqani.

Kënga “Eja në Pejë”, Parku Rotary në pjesën më frekuentuese të qytetit, Monumenti Rotary në qendër të qytetit dhe afër Nënës Tereze janë frymëzim për miq Rotarianë të shumtë dhe vizitorë nga mbarë bota gjatë vizitës së qytetit të bukur buzë Lumbardhit.

Rotary International është organizatë shërbyese humanitare e cila bashkon liderët në biznes dhe profesion për të ofruar shërbime në komunitet, për të promovuar integritetin dhe për të avancuar vullnetin e mirë, paqen dhe mirëkuptimin në botë. Rotary është organizatë jopolitike dhe jofetare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori