Liam Rosenior ka konfirmuar se është gati të bëhet trajneri i ri i Chelseat, duke njoftuar një marrëveshje me gjigantët e Ligës Premier.

Ish-trajneri 41-vjeçar i Derby County dhe Hull City ka deklaruar tashmë se do të marrë detyrën e re si trajner i Bluve.


"Jam gati të bëhem trajneri i ri i Chelseat, një nga klubet më të mëdha në botë", ka thënë fillimisht Rosenior pasi mori lejen për të folur.


"Më dhanë leje të flas me një nga klubet më të mëdha në botë. Ishte një nder të isha i lidhur me një klub të tillë dhe tani, duket se do të jem trajneri i ardhshëm i atij klubi futbolli”, përfundoi trajneri i ri anglez.

Ndryshe, Rosenior u ngrit shpejt, duke e çuar Hull Cityn në ‘play-off’-et e Championshipit sezonin e kaluar me një stil loje tërheqës përpara se të kalonte te Strasbourg në Ligue 1. /Telegrafi/

telegrafi sport app