Rooney Mara dhe Joaquin Phoenix janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku.

Aktorja, 35-vjeçe, besohet të jetë në muajin e gjashtë të shtatzënisë me aktorin Joaquin, 45-vjeçar, të cilët raportohet se do të mirëpresin fëmijën e tyre gjatë verës, sipas Page Six.


Çifti aktualisht janë izoluar në shtëpinë e tyre në Los Angeles dhe nuk do të komentojnë ende rreth këtij lajmi.

28529190 8331165 image a 80 1589805654462 Rooney Mara dhe Joaquin Phoenix (Foto: Reuters)

Rooney u fotografua për herë të fundit javën e kaluar në Ditën Ndërkombëtare të Nënës, gjersa po mbante në dorë një buqetë me lule.

Ndërkohë, Mara dhe Joaquin janë fejuar korrikun e kaluar dhe lajmet u konfirmuan në atë kohë nga US Weekly.

28529128 0 image a 79 1589805520351 Rooney Mara (Foto: Backgrid)

Dyshja u takuan për herë të parë në filmin "Her" në 2013, në të cilin Rooney luante ish-gruan e Joaquin.

Çifti filloi të takohej tre vjet më vonë pasi punuan së bashku në "Mary Magdalene" por mbetën miq deri sa xhirimet përfunduan. /Telegrafi/

28530594 8331165 Love They made their red carpet debut in 2017 at the Cannes Film a 5 1589807850846 Rooney Mara dhe Joaquin Phoenix (Foto: Getty Images/Guliver)