Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, ka gjetur kohë që në fund të verës të shijojë pak ditë pushimi.

Dhe si destinacion, interpretuesja e hitit “Mala Gata” ka zgjedhur bregdetin grek, ku ka shkuar bashkë me shoqërinë.


Përmes imazheve në rrjetet sociale, Hajati ka treguar se ndodhet në një nga destinacionet më luksoze të Greqisë, siç është ishulli Santorini.

ron1

Ajo ka ndarë me ndjekësit disa fotografi, ku është dukur mjaft atraktive në pozat nga ishulli i shumë vizituar grek.

Ronela përndryshe ka pasur një sezon mjaft të ngjeshur me prurje muzikore e koncerte të shumta.

ron2 e1694935984511

Ajo ka premtuar edhe plot projekte të tjera muzikore në vazhdimësi për fansat e muzikës së saj. /Telegrafi/

ron3 e1694936072207

ron4 Foto: Ronela Hajati/InstaStory

roni Foto: Ronela Hajati/InstaStory