Ronaldo u largua nga stadiumi pa përfunduar ndeshja

275:"TURIN, ITALY - NOVEMBER 10: Cristiano Ronaldo (L) of Juventus holds off the challenge from Hernandez Theo of Milan tackles during the Serie A match between Juventus and AC Milan at Allianz Stadium on November 10, 2019 in Turin, Italy. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images) 12:"Getty Images
Cristiano Ronaldo nuk dukej aspak i kënaqur me zëvendësimin që i bëri Maurizzio Sarri në ndeshjen kundër Milanit.
Trajneri e largoi superyllin portugez nga loja në minutën e 55-të, gjë që nuk kishte ndodhur më herët në Serie A (por u zëvendësua edhe në Ligën e Kampionëve), ndërsa reagimi i tij u kap qartë nga kamerat.
34-vjeçari shihej se ishte i irrituar dhe u nis drejt tunelit duke mos u ndalur te bashkëlojtarët e tij në bankën rezervë.
Sky Sport Italia raporton se portugezi është larguar nga stadiumi madje akoma pa përfunduar ndeshja, saktësisht tri minuta para fishkëllimës së fundit të gjyqtarit.
Ai ka pasur mundësinë që ta shihte së paku golin e fitores, të cilin e shënoi pikërisht njeriu që e zëvendësoi atë - Paulo Dybala. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































