Fabio Capello kujtoi për Partidazo Cope kohën e tij të dytë te Real Madridi, e cila ishte në sezonin 2006/07 dhe zgjati vetëm një sezon, si ai dhjetë vjet më parë, megjithëse në të dyja herët i solli Mbretërve titujt e shumëpritur spanjoll.

Capello i rreptë dhe futbolli i tij pragmatik nuk mund të qëndronin gjatë në një dhomë zhveshjeje plot me galaktikë dhe një klub nga i cili të gjithë kërkojnë një paraqitje spektakolare.


I njohur për përplasjet me yjet e mëdhenj, ai foli për zënkat në një klub plot me super yje, ndërsa nuk ka hezituar t’i zbuloj disa nga to.

capello cassano

“Antonio Cassano kërkonte patate të skuqura para çdo ndeshjeje. Pra, krejtësisht e papranueshme”, ka thënë fillimisht Capello.

“Sa hante Ronaldo! Vendosa ta ‘shlyeja’ sepse ishte i shëndoshë dhe vazhdimisht festonte dhe ftonte shokët e tij në festa".

capello ronaldo

"Ai peshonte deri në 94 kilogramë. Pas pak tha se ia doli. U peshua dhe peshonte 92.5 kilogramë”.

“Një ditë më erdhi Ruud van Nistelrooy dhe më tha se dhoma e zhveshjes mbante erë alkooli, kishte të drejtë”, përfundoi italiani. /Telegrafi/

telegrafi sport app