Ronaldo me reagim special për Maradonën: Sot i them lamtumirë një shoku dhe bota i thotë lamtumirë një gjeniu të përjetshëm

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka shkruar se Diego Maradona është një gjeni i përjetshëm dhe se sot i thotë lamtumirë një shoku.
Maradona u nda nga jeta sot (e mërkurë) në moshën 60-vjeçare duke lënë të pikëlluar shumë njerëz të sportit, e në veçanti futbollit.
Sulmuesi portugez, Ronaldo është njëri nga ta, dhe ai ka reaguar për vdekjen e Maradonës me një mesazh në rrjetet sociale.
"Sot i them lamtumirë një shoku dhe bota i thotë lamtumirë një gjeniu të përjetshëm”.
“Një nga më të mirët e të gjitha kohërave. Një magjistar i pa-konkurrueshëm”.
“Ju largoheni shumë shpejt, por lini një trashëgimi të pakufishme dhe një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë”.

Nga
Telegrafi
25/11/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals























































