Ronaldo për transferimet në Arabinë Saudite: Para gjashtë muajsh më morët për të çmendur

Cristiano Ronaldo sot ka dal në konferencë për media ku ka folur në lidhje me rivalitetin me Lionel Messi, ndërsa është rikthyer të flasë edhe për Arabinë Saudite.
Ky vend ka shpenzuar miliona pafund, duke tërhequr disa emra të tjerë të mëdhenj në kampionatin vendas, normalisht pasi shkoi Cristiano Ronaldo.
“Kampionati saudit është i bukur, por ju gjykoni pa i parë ndeshjet. Është një ligë e mirë dhe e fortë. Po e shihni vetë se çfarë po ndodh me afatet kalimtare dhe afrimet”, ka thënë Ronaldo.
Portugezi i famshëm e ka kujtuar deklaratën e tij të dhënë para disa muajsh, kur kishte thënë se Superliga e Arabisë do të kthehet në pesë kampionatet më të forta në botë.
“Unë e dija se do të ndodhte kështu në Arabi. E thashë gjashtë muaj më parë, por më morën për të çmendur…”.
“Por, në fund të fundit po rezulton se i çmenduri nuk është kaq i çmendur. Dhe po rezulton të jetë normale të luash në Arabinë Saudite”.
“Për mua ishte një privilegj i madh të ndryshoja kulturën e një vendi në aspektin futbollistik dhe të shihja yje të mëdhenj të shkojnë në Arabinë Saudite”, ka thënë sulmuesi i Al-Nassr. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lewandowskit i rinovohet automatikisht kontrata me Barcelonën

U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Arteta pas humbjes shokuese të Arsenalit: Titulli tani nuk është në dorën tonë

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë