Ronaldo magjik, Reali me goleadë (Video)
Vendasve nuk iu deshën shumë minuta që të kalonin në avantazh, ata realizuan që në minutën e shtatë. Goli erdhi nga sulmuesi francez, Karim Benzema, i cili shënoi pas një harkimi të James Rodriguez.
Shumë shpejt u shuënua edhe goli i dytë. Cristiano Ronaldo ishte protagonist, pasi e gjitha erdhi falë tij. Portugezi shkoi në aksion, por u ndal me ndërhyrje të parregullt në zonë nga Roco dhe arbitri akordoi penalti. Vet CR7 e mori përgjegjësinë dhe u tregua i saktë nga pika e bardhë (12’).
Menjëherë pas erdhi edhe goli i tretë i Mbretërve. Kësaj radhe protagonist ishte James Rodriguez, i cili shënoi një gol të bukur pas asistimit të Modric (16’).
Goli i katërti ishte magjik. Superylli Ronaldo pranoi një top afër mesit të fushës dhe shkoi në sulm duke i lënë nën hije tre mbrojtës me lëvizjet e tij. As mbrojtësi i katërt nuk arriti ta ndalte, kur me një goditje të fuqishme me të majtën, e dërgoi topin në rrjet (45’).
Mbretërit ishin më të qetë në pjesën e dytë, duke qenë se kishin gjithçka në favor të tyre. Nga rastet përmendim një gjuajtje të lirë të Ronaldos dhe një intervenim të Navas pas goditjes së Abraham.
Megjithatë, Cristiano nuk ishte i kënaqur pa e kompletuar het-trikun dhe këtë e bëri me një gol të shënuar me kokë pas harkimit te Jese (82’). Goli i gjashtë ishte autogol. Fatkeq në këtë rast ishte Oscar Duarte (87’).
Real Madridi është në vend të tretë në tabelë me 47 pikë, katër më pak se Barcelona dhe vetëm një më pak se Atletico Madridi. /Telegrafi/




















































