LAJMI I FUNDIT:

Ronald Reagani e shpëtoi Izraelin nga sulmi i Iranit

Ronald Reagani e shpëtoi Izraelin nga sulmi i Iranit

Burimi: The Wall Street Journal
Përkthimi: Telegrafi.com

Më lejoni të tregoj se kush – në fundjavën e kaluar – e shpëtoi popullin e Izraelit nga breshëria e raketave të Iranit: Ronald Reagan.


Në vitin 1983, në një fjalim televiziv, presidenti Reagan propozoi atë të cilën e quajti Nisma Strategjike e Mbrojtjes [SDI]. Ideja e saj thelbësore ishte që ShBA-ja të ndërtonte sistemet mbrojtëse të cilat do të mund të rrëzonin raketa bërthamore balistike, të cilat atëherë pritej të hidheshin nga Bashkimi Sovjetik për në territorin e ShBA-së.

Demokratët dhe pjesa më e madhe e institucioneve të mbrojtjes, u tallën me këtë ide, ndërsa senatori Ted Kennedy e quajti “Lufta e Yjeve”. Senatori Joe Biden e përmblodhi qëndrimin e opozitës në një fjalim të vitit 1986 në Klubin Kombëtar të Shtypit:

“Lufta e Yjeve përfaqëson një sulm themelor mbi konceptet, aleancat dhe marrëveshjet e kontrollit të armëve të cilat për disa dekada kanë përforcuar sigurinë amerikane, ndërsa aderimi i vazhdueshëm i presidentit ndaj saj përbën një nga aktet më të pamatura dhe më të papërgjegjshme në historinë moderne të menaxhimit të shtetit”.

Me miratim të përgjithshëm, heronj të fundjavës së kaluar ishin sistemet e mbrojtjes raketore të Izraelit. Të shtunën mbrëma, bota në kohë reale ka parë angazhimin e Reaganit për të rrëzuar raketat, për të mbrojtur popullatën e Izraelit nga më shumë se 300 dronë, raketa balistike dhe kruzë të lëshuara nga Irani – dhe përfaqësuesit e tij të jashtëm – drejt qyteteve në gjithë Izraelin.

Asnjë komb nuk e kuptoi aq shpejt domosdoshmërinë e mbrojtjes raketore, ashtu siç bëri Izraeli – një vend i vogël i mbushur me popullsinë e cila nuk mund të përballojë pohimin e disa politikanëve amerikanë, atëherë dhe sot, se masa tokësore amerikane është disi e sigurt prej sulmeve me raketa. Brenda dy viteve nga njoftimi i Reaganit, Izraeli e nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me ShBA-në, për zhvillimin e mbrojtjes raketore. Frytet e këtij partneriteti të para katër dekadave, nuk mund të ishin më të qarta.

Megjithëse ShBA-ja nuk e zhvilloi një sistem të bazuar në hapësirë, teknologjia ka mundësuar një arsenal të kapësve me bazë në tokë, ajër dhe det. Izraeli – me një institucion të aftë shkencor që i kushtohet mbijetesës së vendit – e zhvilloi një sistem me shumë shtresa të mbrojtjes raketore. Kupola e Hekurt [Iron Dome] mbron nga raketat me rreze të shkurtër, të llojit që lëshohen nga Libani nga ana Hezbollahut – për të cilin thuhet se posedon më shumë se 100 mijë raketa dhe predha me origjinë iraniane, ruse dhe kineze. Shkopi Magjik [David’s Sling] mbron nga raketat me rreze të shkurtër dhe të mesme, ndërsa sistemet Shigjeta 2 [Arrow 2] dhe Shigjeta 3 [Arrow 3] godasin raketat në lartësi të mëdha.

Përvoja e Reaganit me Nismën e Mbrojtjes Strategjike, jep mësime për ShBA-në sot, me ironinë e pashpjegueshme se si armiku i flaktë i SDI-së, Joe Bideni, këtë javë po i merr meritat politike.

Një prej argumenteve kundër planit të mbrojtjes raketore të Raeganit, ishte se do të “provokonte reagim” nga sovjetikët. Zhvillimi i SDI-së u frenua nga politika e negociatave të kontrollit të armëve midis ShBA-së dhe BRSS-së. Kritikët e Reaganit, duke përfshirë konsensusin e mediave virtuale, thoshin se SDI-ja do ta bënte arsenalin tonë të raketave më pak të cenueshëm, duke rritur shtytjen e Bashkimit Sovjetik për të drejtën për të kryer sulmin e parë. Reagani këmbënguli se ai nuk po tenton t’i mbrojë raketat, por popullsinë amerikane.

Nëse kemi mësuar diçka në tri vjetët e fundit, është ajo se z. Biden është mbushur me shkollën e politikës së jashtme që të mos e provokojë reagimin.

Ai thotë se Izraeli duhet ta “pranojë këtë fitore”, sepse hakmarrja rrezikon të provokojë luftën më të gjerë. Një herë, pas sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor, z. Biden lejoi skadimin e një rezolute të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 2015, e cila e ndalonte Iranin të eksportonte teknologjitë raketore dhe të dronëve. Sado simbolike të jetë rezoluta, mullahët nuk mund të mos e vërenin qasjen e z. Biden për zbythje.

Që nga dita kur Rusia e pushtoi Ukrainën, z. Biden lëvizte ngadalë në dërgimin e teknologjisë ushtarake në Kiev – raketat me rreze të gjatë veprimi, sisteme Patriot të mbrojtjes ajrore, tanket, aeroplanët luftarakë – nga frika se do ta provokonte Vladimir Putinin.

Z. Biden tha se do t’i siguronte Ukrainës “gjithçka që duhet, për sa kohë që duhet”. Nëse do ta bënte këtë më shpejt e jo më vonë, ukrainasit me njohuri teknologjike mund të kishin shmangur konfliktin e ngrirë dhe mbështetja ndaj tyre mund të mos bllokohej nga opozita republikane në Dhomë e Përfaqësuesve.

Është anomali konflikti i luftës në istikame në Ukrainë, me z. Putin i cili në shkallë masive sakrifikon burrat rusë. Ajo që është më e rëndësishme për të ardhmen e luftës është kalkulimi i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit se raketat do të jenë barazues i madh, siç ka dëshmuar Lëvizja Huti në Jemen në Detin e Kuq.

Rastësisht, Komiteti i Shërbimeve të Armatosura i Dhomës së Përfaqësuesve, të premten mbajti një seancë dëgjimore mbi mbrojtjen raketore të ShBA-së – disa orë përpara se Irani të niste sulmin e vet. Anëtarët e Komitetit, si republikanët ashtu edhe demokratët, kishin ankesa paraprake, duke pyetur zyrtarët e Pentagonit për investimet e pakta të Amerikës në bazën e saj industriale të mbrojtjes dhe pse buxheti i mbrojtjes Bidenit do të hiqte rreth 400 milionë dollarë nga Agjencia e Mbrojtjes Raketore. “Thjesht, nuk e kuptoj arsyen prapa këtyre shkurtimeve buxhetore”, tha republikani Seth Moulton (nga qarku i Masaçusetsit). Është më e vështirë ta kuptosh në këtë javë.

Trashëgimia e mbrojtjes raketore e Reaganit ka avokat të rëndësishëm: Donald Trumpin. Si president, në vitin 2019 z. Trump e ringjalli programin e mbrojtjes raketore të ShBA-së dhe ai e ritheksoi këtë angazhim – duke përmendur Reaganin gjatë zgjedhjeve paraprake të këtij viti në Nju-Hempshër.

Z. Biden ka merita për ndihmën ndaj Izraelit për të zmbrapsur raketat dhe dronët e Iranit. Është e qartë, megjithatë, se bota ka hyrë në një epokë të re të sulmeve raketore të sponsorizuara nga shteti – së pari nga Rusia në Ukrainë dhe tani sulmi i madh i Iranit ndaj Izraelit. Për të përballuar këtë kërcënim, z. Biden duhet të pranojë se Reagani kishte të drejtë. Kjo nuk do të ndodhë. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Kalo në kategori