Zyra për Çështje të Komuniteteve përmes një eventi ka shënuar sot Ditën e Komunitetit Rom, ku u tha se kjo ditë është e gjithë qytetarëve të Republikës të Kosovës.

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj tha se kjo është një ditë e veçantë për Republikën e Kosovës, pasi historikisht populli i Kosovës ka jetuar bashkë me komunitetin rom.


56697139 1554768481332522 577415944440119296 n

Ai tha se në 10 vitet e fundit, Kosova ka shënuar arritje në përfshirjen e komunitetit rom, ku progres më konkret sipas tij ka shënuar Prizreni.

"Jam shumë krenar që në krahasim me shumë vende në Evropë, romët në Kuvendin e Kosovës kanë pasur një zë shumë të fortë dhe janë përfaqësuar edhe në nivelin lokal e qendror. Dita e këtij komuniteti është ditë e të gjithë qytetarët e Kosovës", tha ai.

Deputeti nga ky komunitet, Albert Kinolli tha se si komunitet rom nga Kosova duhet të jenë mirënjohës ndaj Qeverisë për atë që ka bërë deri më sot në përfshirjen e këtij komuniteti.

56517025 1106195659588507 323145595525005312 n

Ai bëri të ditur se janë duke realizuar një projekt i cili do të ndihmojë në rritjen e mirëqenies së romëve, me ç'rast do të ndërtohen 42 shtëpi për ta.

"Ne jemi krenar që jemi pjesë e institutit më të lartë të Kosovës, Kuvendit, marrim pjesë me 5 këshilltarë në ministri të ndryshme dhe kemi një vend në ekipin negociator për bisedime me Serbinë", u shpreh ai./KP/Telegrafi/

56382685 2106409389480246 7528712653502414848 n

56523235 324309458287193 3102890580305248256 n

56571207 2250986124963234 4968091887937257472 n