Egla Ceno ditën e djeshme (e martë) ka vënë në nominim dy banorë: Romeo Veshajn dhe Heidi Bacin.

Megjithëse ata nuk janë në dijeni, ky nominim do ta çojë njërin prej tyre në finale.


Ndërkohë, tjetri do të shkojë në nominim deri në gjysmë finale, por këtë gjë e di vetëm aktorja.

Screenshot 42 Foto: Screenshot/Instagram

Meqë Romeo nuk di asgjë, ai është revoltuar me të gjithë banorët, përfshirë edhe Julian Dedën.

Prezantuesi iu drejtohet konkurrentëve se këtë e kanë bërë për ta qëlluar atë.

Screenshot 43 Foto: Screenshot/Instagram

"Ti me atë grua jeni bërë bashkë për të më qëlluar mua", iu drejtua Julit.

Aktori në ndërkohë tha: "Asnjëherë nuk jam bërë me të. E ekzagjerove shumë".

Romeo dhe Juli po vazhdojnë të jenë rivalët më të mëdhenj në lojë të këtij edicioni. /Telegrafi/