Fabrizio Romano është pyetur në një transmetim direkt nëse ka Kylian Mbappe do t’i bashkohet Real Madridit në verën e vitit të ardhshëm.

Gjatë një ‘Podcasti’ të zhvilluar në rrjetet e tij sociale, gazetari bëri të ditur se ende nuk ka ndonjë përditësim rreth situatës së sulmuesit francez.


Për më shumë, sipas asaj që raporton Romano, bëhet e ditur se Paris Saint-Germain është i acaruar me Real Madridin dhe Karim Benzeman.

mbappe 4

“Për Mbappe, për momentin nuk ka detaje, por Real ende e do si gjithmonë. PSG do vazhdojë të luftojë që lojtari të qëndrojë”.

“Situata e Mbappe është shumë e qetë tani sepse Real Madrid e di që PSG është e zemëruar me njerëzit e klubit dhe Karim Benzema, ngase kanë folur për Mbappen”, deklaroi Romano.

Mbappe pritet që në verën e vitit të ardhshëm të kalojë te Real Madridi, por marrëveshja mund të arrihet edhe në muajin janar. /Telegrafi/