Nga: Simon Heffer / The Daily Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com
Nëse J. G. Farrell nuk do të rrëshqiste nga disa shkëmbinj në vitin 1979 – gjatë peshkimit në brigjet e Kanti-Korkut – ai ka mundur të bëhet një nga romancierët më të famshëm të shekullit XX. Ishte vetëm 44 vjeç dhe tashmë i admiruar për Trilogjinë e Perandorisë [Empire Trilogy] e cila i përshkruante efektet e kolonializmit – Telashet [Troubles, 1970], Rrethimi i Krishnapurit [The Siege of Krishnapur, 1973, i cili fitoi çmimin Booker] dhe Sundimi i Singaporit [The Singapore Grip, 1978]. Farrelli lindi dhe u arsimua në Angli, ndërsa sëmuret nga poliomieliti teksa ishte në Oksford. Familja e tij ishte irlandeze dhe një pjesë të fëmijërisë e kaloi në Dublin. Ndërkaq, pasi botoi tri romane jospektakolare gjatë viteve 1960, Irlanda u bë mjedisi i triumfit të tij të parë me Telashet.
Një brez i mëvonshëm e lidh atë term me grindjet në Irlandën e Veriut dhe me fushatën terroriste të IRA-s – nga viti 1969 (kur Farrell shkruante librin e vet) e deri në Marrëveshjen e së Premtes së Mirë të vitit 1998. Megjithatë, romani i Farrellit ka një kontekst historik. Veprimi zhvillohet midis viteve 1919 dhe 1921, në një pjesë të mëhershme të grindjes anglo-irlandeze, kur fundi i Luftës së Madhe shkaktoi sulm në shkallë të plotë nga Sinn Féin-i kundër sundimit britanik në Irlandë.
Telashet merret me ngjarjet nga vera e vitit 1919, me Paradat e mëdha të Fitores në Londër, në Dublin dhe gjetkë pas përfundimit të Traktatit të Versajës – deri në verën e vitit 1921, kur anarkia në disa pjesë të Irlandës kishte arritur egërsinë e tillë saqë qeveria britanike, e udhëhequr nga Lloyd George, nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të negocionte zbatimin e sundimit vendor, duke sjell ndarjen e vendit.
Farrelli nuk predikon kundër paudhësive të supozuara të imperializmit. Na kujton se historia në Irlandë kishte dy anë. Njëra anë e asaj historie – e pushtetit të kalbur anglo-irlandez – tregohet me terma tragjikomikë për një kastë që nuk ka arritur të lidhet me realitetin e jetës moderne dhe që ka nisur rezistencën thuajse të çmendur kundër një gjëje të tillë.
Rendi shoqëror pothuajse përmbyset gjatë rrjedhës së romanit. Është historia të cilën Farrelli e tregon përmes metaforës së një hoteli dikur madhështor, në bregun e Ueksfordit, ku personazhi kryesor, Majori Arçer – oficer i ri i çmobilizuar së fundmi – shkon në korrik 1919 për t’u ribashkuar me një grua të re me të cilën mendon se është fejuar. Pasiguria e fejesës të tyre është tipike për një atmosferë të çorganizuar që përshkon librin: ai dhe vajza, vajza e pronarit të hotelit, ishin takuar shkurtimisht në Londër gjatë një prej periudhave të tij të pushimit nga fronti. Në letrat e saj drejtuar atij, ajo supozoi qëllimin për t’u martuar, por kur ai e bën udhëtimin për në Irlandë, ajo pothuajse nuk e bën asnjë përpjekje për t’u lidhur me të. Më pas, me sa duket, ajo vdesë: askush nuk i kishte thënë se kishte leukemi.
Arçeri, për të cilin na thuhet se kishte një formë të tronditjes, e kalon pjesën tjetër të romanit duke lejuar që ngjarjet ta ngarkojnë, më shumë sesa klasën e vjetër sunduese irlandeze e cila nuk i kupton ato. Rënia e shtetit ilustrohet nga rënia e hotelit: jo vetëm oborri i tejmbushur me palma, me bimë që thyejnë betonin, por vendi është i mbushur me mace të egra.
Pasi tërhiqet pas një gruaje vendase që pjesërisht është me aftësi të kufizuara (sëmundja dhe paaftësia përsëriten në shkrimet e Farrellit, falë vuajtjeve të tij), Arçeri, me të fejuarën e vdekur, e sheh veten në humbje, me sa duket i pasigurt se çfarë tjetër duhet të bëjë. Babai i vajzës së vdekur mishëron qëndrimet e imperializmit të lartë viktorian, i indinjuar pse pikëpamja e tij për shoqërinë duhet të sfidohet nga njerëzit të cilët në çdo mënyrë i konsideron si inferiorë ndaj tij. Përfundon duke u çmendur, pasi vendasit bëhen gjithnjë e më të pakëndshëm, agresivë dhe të rrezikshëm. Ata përfundojnë duke e djegur hotelin e tij; dhe Majori është me fat që ia dha fundin një romani që ende mbahet gjallë (shfaqet sërish te Sundimi i Singaporit).
Mikrokozmosi i kaosit i përshkruar nga Farrelli është paraqitje e drejtë e ngjarjeve më të gjera; por, përshtypja që i mbetet lexuesit është paaftësia e thellë e klasës së vjetër sunduese për të përballur kërcënimin. Kjo histori do të ketë ndikim në pjesën më të madhe të kolonive të tjera gjatë 40 ose 50 viteve të ardhshme. Farrelli nuk përfshihet në politikë, por ka aftësi shprehëse, hijeshi dhe depërtim të madh në historinë njerëzore që vjen me fundin e perandorisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje