Davide Frattesi ka qenë objektivi kryesor i Romës për repartin e mesfushës gjatë afatit kalimtar veror.

Giallorosët e kërkuan me çdo kusht Frattesin, por në fund nuk gjetën marrëveshje me Sassuolon për transferimin e tij.


Sassuolo insistonte të fitonte 35 milionë euro nga shitja e mesfushorit italian, shumë që u konsiderua e lartë nga Roma që mban 30 për qind të kartonit të lojtarit.

GetPaidStock.com 631c3a3bd30c1

Megjithatë mediat italiane kanë raportuar se Roma do të rikthehet në janar për të nënshkruar me italianin.

Drejtori i përgjithshëm i Romës, Tiago Pinto ditë më parë pranoi se Frattesi është njëri nga më të mirët në Itali dhe e do në skuadrën e tij.

frattesi  1

"Frattesi është lojtari im i preferuar në Serie A jashtë Romës. Ai është një futbollist i madh, do të jetë nga më të mirët në Serie A dhe te Kombëtarja e Italisë", deklaroi Pinto disa ditë më parë.

22-vjeçari ka kontratë me Sassuolon deri në verën e vitit 2026, derisa është produkt i akademisë së Romës. /Telegrafi/

telegrafi sport app