LAJMI I FUNDIT:

Roma po has në vështirësi për të nënshkruar me Scamaccan

Roma po has në vështirësi për të nënshkruar me Scamaccan

Roma është në kërkim të një sulmuesi dhe Gianluca Scamacca është objektivi kryesor i Giallorosëve.

Gjiganti italian ka një marrëveshje personale me lojtarin i cili ka pranuar rikthimin në Olimpico.

Scamacca ka hasur në vështirësi për të treguar vlerat e tij me fanellën e West Ham në Angli dhe dëshira e tij është të rikthehet në Serie A.


Scamacca pranon rikthimin te Roma, tani dy klubet po punojnë për marrëveshjen
Lexo po ashtu Scamacca pranon rikthimin te Roma, tani dy klubet po punojnë për marrëveshjen

Megjithatë Calciomercato ka raportuar se bisedimet mes Romës dhe West Hamit nuk janë duke shkuar në mënyrën më të mirë dhe Giallorosët po hasin në vështirësi për ta marrë sulmuesin.

Roma po kërkon huazimin e tij me të drejtë blerje, derisa West Ham kërkon që blerja të jetë e obligueshme pas një numri të caktuar të ndeshjeve.

Nëse dështon Lukaku, Milani ka dy sulmues të tjerë në listë
Lexo po ashtu Nëse dështon Lukaku, Milani ka dy sulmues të tjerë në listë

Bisedimet kanë ngecur për momentin dhe ato pritet të vazhdojnë vetëm nëse Roma pranon kushtin e skuadrës londineze.

24-vjeçari ka zhvilluar 27 ndeshje zyrtare në të gjitha garat, ku ka realizuar tetë gola.

Vlen të ceket se reprezentuesi italian ka dalë nga akademia e Romës dhe kryeqytetasit italianë janë duke bërë të pamundurën për ta rikthyer atë në Olimpico. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Ndërkombëtare
Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Serie A
Man Utd dhe Chelsea garojnë 'kokë për kokë' për shërbimet e ish-yllit të Man Cityt

Man Utd dhe Chelsea garojnë 'kokë për kokë' për shërbimet e ish-yllit të Man Cityt

Premier League
Wayne Rooney zbulon kundërshtarin më të vështirë me të cilin është përballur gjatë karrierës së tij

Wayne Rooney zbulon kundërshtarin më të vështirë me të cilin është përballur gjatë karrierës së tij

Premier League
Kalo në kategori