Roma i kthehet fitoreve në Serie A dhe vazhdon në vendin e dytë (Video)

Pas humbjes ndaj Napolit, Roma i është kthyer fitoreve në Serie A, këtë herë në udhëtim te Palermo me rezultat 0-3.
Mysafirët ishin më të mirë gjatë gjithë takimit dhe kjo ishte një fitore e merituar.
Goli i parë në takim erdhi nga Stephan El Shaaray në minutën e 22-të pas asistimit nga Clement Grenier dhe ky ishte goli i katër sezonal për italianin.
Në minutën e 64 në lojë u fut Edin Dzeko dhe në minutën e 76-të e shënoi golin e qetësisë për skuadrën nga kryeqyteti italian, ndërsa për rezultatin përfundimtar 0-3 u përkujdes Bruno Peres me një gol në minutat shtesë të takimit.
Pas kësaj fitore Roma vazhdon në vendin e dytë me 62 pikë, dy më shumë se Napoli në vendin e tretë dhe tetë se Interi në të katërtin. Në pozitën e parë vazhdon të jetë Juventusi me 70 pikë, kurse Palermo në vendin e 18 me 15 pikë.
Ndeshja e ardhshme e skuadrës së drejtuar nga Luciano Spalletti është ndaj Sassuolos. /Telegrafi/
https://www.dailymotion.com/video/x5emd1k_edin-dzeko-goal-hd-palermo-0-2-as-roma-12-03-2017_sport
https://www.dailymotion.com/video/x5emd2h_0-3-bruno-peres-goal-us-palermo-0-3-as-roma-12-03-2017_sport






















































