Ambasada gjermane dhe ajo franceze në Kosovë përkujtuan armëpushimin e 11 nëntorit 1918 që i dha fund Luftës së Parë Botërore, ku u tha ajo arritje historike është kryevepër e diplomacisë dhe e pajtimit të vërtetë dhe se miqësia Franko-Gjermane është një histori unike suksesi që duhet të frymëzojë të tjerët të zgjedhin pajtimin në vend të konfliktit dhe luftës.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde tha se është bërë më shumë se një zakon i Gjermanisë dhe Francës që së bashku të përkujtojnë ata që vdiqën në konfliktet dhe luftërat e kaluara dhe aktuale.
“Pasojat e asaj lufte, të përshkruar shpesh si katastrofa origjinale e shekullit të 20-të, ishin shkatërruese. Më shumë se 9 milionë ushtarë dhe akoma më shumë civilë humbën jetën, duke u shkuar në një numër total prej 17 milionë të vdekurish. Zonja dhe zotërinj, të dashur miq nga Ukraina, është thelbësore të kujtojmë dhe përkujtojmë për të parandaluar përsëritjen e gabimeve më të mëdha të historisë.
Sot jemi mbledhur pikërisht për këtë arsye për të siguruar që mësimet e së shkuarës të udhëheqin të ardhmen tonë, por pavarësisht gjithë kësaj dhimbje dhe pikëllimi që ndjejmë sot në 11 Nëntor, është gjithashtu një ditë feste.
Mund të festojmë që pas shekujsh marrëdhëniesh të tmerrshme të shënuara nga armiqësi të ashpra dhe luftërat e pafundme, Gjermania dhe Franca e kanë kapërcyer këtë rivalitet. Por jo vetëm vendet tona, popujt tanë janë bërë miq. Kjo arritje historike është kryevepër e diplomacisë dhe e pajtimit të vërtetë, është ende mbresëlënëse sot, dhe gjithashtu më mbush me shpresë nëse miqësia Franko-Gjermane është një histori unike suksesi ajo duhet të frymëzojë të tjerët të zgjedhin pajtimin në vend të konfliktit dhe luftës”, tha ai.
Ambasadori francez në vendin tonë, Olivier Guerot tha se përkujtimi së bashku është një element i rëndësishëm ndërtimi i çdo shoqërie.
“Arritja e pajtimit franko-gjerman ishte çdo gjë e qartë se është bërë një realitet që ne e vlerësojmë, që e ushqejmë së bashku. Dhe nuk po them se në mënyrën e ligjërimit, përkundrazi, me përulësi nëse ishte e mundur për ne, atëherë pse do të ishte e pamundur për vendet e tjera…..ne i nderojmë ushtarëve tanë, ushtarët e Luftës së Parë Botërore, por edhe të gjithë ushtarët që humbën jetën në vendet e tjera, 11 nëntori tek ne është dita e veteranëve.
Dhe prandaj ky përkujtim ka një kuptim shumë të veçantë këtu në Kosovë, pasi 18 trupa franceze vdiqën duke shërbyer në KFOR, duke mbrojtur paqen, duke mbrojtur Kosovën dhe të gjitha këto komunitete. Ata mbahen mend nga monumentet e tyre. Në ditën e veteranëve tanë duhet të kemi parasysh edhe viktimat civile. Ka kaluar tashmë një vit e gjysmë që kur Rusia ka filluar luftën e saj të agresionit ndaj Ukrainës, dhe ne jemi dëshmitarë të shkeljeve konstante, të qëllimshme të të drejtave të njeriut dhe ligjit humanitar nga Rusia.
Kjo është arsyeja që unë dhe kolegu im gjerman vendosëm të ftojmë gazetarët ukrainas. Faleminderit që erdhët, të cilët gjetën strehë këtu në Kosovë, për të marrë pjesë në këtë përkujtim. Dhe ne kemi ftuar edhe gazetarë nga Afganistani të ikur nga regjimi, i cili po shkel të drejtat më elementare të njeriut”, tha ai.
Kurse, gazetari nga Ukraina që po strehohet në Kosovë, në kuadër të programit vullnetar për strehim që ka ofruar Kosova, tha se në atë kohë më shumë se 38 vende u përfshinë në luftë dhe dhjetë nga miliona njerëz vdiqën.
“Sot ne respektojmë … njerëzit që mbrojnë tokat e tyre, njerëzit e tyre, dhe qëndrojnë në mbrojtje të lirisë dhe sigurisë së Evropës. Ne ukrainasit dëshirojmë të falënderojmë miqtë tanë për ndihmën dhe solidaritetin e tyre dhe bëjmë thirrje për ndihmën tuaj të mëtejshme për Ukrainën…..Ne gjithashtu vlerësojmë kontributin e madh të qeverisë gjermane dhe asaj të Kosovës për të mbrojtur gazetarët në mesin e pjesëmarrësve të tyre në programin e strehimit të gazetarëve në Kosovë”, tha ai.
Më 11 nëntor 1918, Gjermania nënshkruan një marrëveshje për armëpushim me aleatët në një vagon treni në pyllin Compiegne të Francës.
Luftimet ndaluan zyrtarisht në orën 11:00, të ditës së 11-të të muajit të 11-të dhe kjo ditë është nderuar çdo vit me një heshtje dy-minutash, ndërsa Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur 11 nëntorin – Ditën e Veteranëve.
Lufta e parë Botërore përfundoi zyrtarisht me nënshkrimin e Traktatit të Versajës, më 28 qershor 1919. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kontrabandë me mbathje sportive, arrestohet një oficer doganor dhe një transportues mallrash

Kosova përfiton nga korniza financiare e BE-së

Nënshkruhen marrëveshjet nga thirrja e dytë për komunat, me rreth 14 miliardë denarë do të financohen projektet infrastrukturore

Izmaku optimiste për marrëveshje me LVV-në: Limaj në krye të Kuvendit, epilogu pritet gjatë fundjavës

Hykmete Bajrami vendos flamurin e NOA-s në ulësen e Albin Kurtit

Dyshimet për spiunazh – arrestohet zyrtari policor në pikën kufitare "Dheu i Bardhë"

Sveçla konfirmon arrestimin e zyrarit policor për spiunazh: Kështu rritet besimi në institucionet e sigurisë

Haxhiu: Kemi vullnet për bashkëpunim me Nismën

Zyrtari i arrestuar për spiunazh, PREVENT: Nuk është rast i vetëm

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Forbes lavdëron Shqipërinë si Mesdheun Sekret

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë