Rusët kanë prodhuar një robot që mund të qëllojë me armë të ndryshme, të bëjë pompa dhe madje të vozis veturën.

I projektuar në stilin “Terminator”, ky robot është i programuar që të marrë vetë vendimet në të ardhmen duke përdorur inteligjencën artificiale, transmeton Telegrafi.


2 235

Roboti është “pagëzuar” me emrin F.E.D.O.R, derisa zyrtarët rusë insistojnë se kjo makineri nuk do të përdoret si makineri vrasëse për të “shfarosur” armiqtë.

Në videon e postuar më poshtë mund të shihet roboti në poligonin e qitjes duke qëlluar me revole me precizitet të paparë, ndërsa në një moment tjetër shfaqet duke ngritur pesha dhe duke vozitur veturën. /Telegrafi/