LAJMI I FUNDIT:

Roboti operoi pacientin me organe të mbrapështa

Roboti operoi pacientin me organe të mbrapështa

Operimi i pacientit me të gjitha organet e vendosura në anët e kundërta u krye nga kirurgu robot. Ky lloj i operimeve mund të shkakton stres tek ‘kirurgu njeri’.

51-vjeçari Mustafa Kudu i cili i kishte të gjitha organet të vendosura në anë të kundërta, operoi fshikëzën e tëmthit me kirurgji robotike përmes një vrime të vetme. Mbikqyrësi i operacionit Prof. Dr. Fatih Ağalar tha se z. Kudu ishte pacienti i pare dhe i vetëm në Turqi me organe të vendosura mbrapsht që u operua përmes kirurgjisë robotike. Kudu, i cili tregoi që për sëmundjen e tij kishte kuptuar pas një rastësietek në moshën 25 vjeçare, tha “Gjatë kontrollit rutinor të mjekut të kompanisë, kuptova që organet i kam në anë të kundërta.”


Kudu i cili kujton si nuk kishte asnjë problem shëndetsor në jetën e përditshme tha, “E nguca mjekun tu i thanë ‘mos po i huq koordinatat roboti?’. Mjeku ma ktheu që kjo nuk është e mundur. E kalova një operim shumë të lehtë.”

Sikur të shkruani duke shikuar në pasqyrë

Specialisti i Kirurgjisë së përgjithshme të Qendrës Mjekësore Anadolu – Johns Hopkins, i cili e realizoi operimin, Prof. Dr. Fatih Ağalar tha se shpesh mund të ketë vëshitrësi gjatëoperimeve laparoskopike që aplikohen tek pacientët me organe në vende të kundërta, sepse si rezultat i reflektimit në pasqyre, duhet të përdoret dora e kundërt. Ağalar vazhdoi kështu:

“Ka vështirësi në operimin e këtyre pacientëve. Është sikur të shkruani duke shikuar në pasqyrë. Kjo gjendje është paraqet një burim serioz të stresit tek kirurgu. Në mënyrë që të jete më e shëndetshme, ne e realizuam këtë operim prej një vrime përmes kirurgjisë robotike. Duke i shfrytëzuar përparësitë e robotit, ne e realizuam operimin e fshikëzës së tëmthit përmes një vrime. Si rezultat i teknologjisë së avansuar të robotit, ne nuk e përjetuam fare këtë mungesë koordinimi, dhe përjetuam një operim shumë të lehte. Kirurgjia robotike përmban shumë avantazhe edhe për pacientin edhe për kirurgun. Në veçanti tek këta pacientë me organe të zhvendosura, të cilët duhet të operohen sikur duke shikuar në pasqyre, roboti i kryen kalkulimet dhe e identifikon problemin, duke e perceptuar dorën e djathtë si dorë të majtë dhe të majtën si të djathtë, ia lehtëson punën kirurgut dhe e rrit përqindjen e suksesit të operimit.”

Për më tepër vizitoni webfaqen: Qendra Mjekësore Anadolu – Johns Hopkins

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Trajtimi minimal invaziv i metastazave të mëlçisë dhe mushkërisë nga kanceri kolorektal

Trajtimi minimal invaziv i metastazave të mëlçisë dhe mushkërisë nga kanceri kolorektal

Shëndetësi
Kalo në kategori