LAJMI I FUNDIT:

Roboti befasoi klientët e hotelit duke ua servuar omletën e kompletuar (Video)

Roboti befasoi klientët e hotelit duke ua servuar omletën e kompletuar (Video)

Nëse jeni në mesin e atyre që përtoni të fërgoni vezët në mëngjes, vizita në një hotel në Singapor do ishte e përkyer – pasi aty ndodhet roboti, që mund të përgatisë për ju.

Ankit Vengurlekar nga Mumbai i Indisë, që po vizitonte pikërisht atë rezort, kur shkoi të merrte ushqim, e pa pajisjen e zgjuar, që e kompleton omletën dhe e servon të gatshme, transmeton Telegrafi.


“Mjafton ta shtypini butonin, me komandën e ushqimit që e pëlqeni si dhe të shtoni përbërësit e dëshiruar, si mishin apo djathin” ka shpjeguar Vengurlekar.

Në pamjet e shpërndara, shihet se si roboti zhvillohen të gjitha angazhimet, si dhe kujdesin që ushimi të jetë i pjekur si duhet, deri në vendosjen në pjatën e klientit. /Telegrafi/