LAJMI I FUNDIT:

Robotët do të marrin 75 milion vende të punës deri në vitin 2025

Robotët do të marrin 75 milion vende të punës deri në vitin 2025

Marrja e punëve nga robotët mund të arrijë pak më shpejt se mendojmë. Të paktën, ky është përfundimi nga një raport (çuditërisht pozitiv) i kohëve të fundit nga Forumi Ekonomik Botëror.

Në një publikim të botuar këtë javë, organizata jo-fitimprurëse zvicerane- njohur më së miri për takimin vjetor në Davos – parashikon që gjysma e të gjitha “detyrave të punës” do të jenë në gjendje të kryhen nga makinat deri në vitin 2025. Me kusht që këto shifra janë të sakta, kjo do të rezultoj në humbjen apo zhvendosjen e një shifre masive prej 75 milionë punëve. Me fjalë të tjera, është ekuivalenti i çdo personi në Mbretërinë e Bashkuar, plus shtetit të Nju Xhersit, njofton Digital Trends.

Për krahasim, rreth 71 për qind e detyrave të punës sot bëhen nga njerëzit, ndërsa 29 për qind e mbetur janë të automatizuara. Pa pasur nevojë të thuhet, është një ndryshim i madh. Është gjithashtu një zhvendosje shumë e shpejtë, sidomos krahasuar me studime të tilla si raporti i përmendur shpesh në vitin 2013 “Ardhmëria e Punësimit”, që argumentoi se 47 për qind e vendeve të punës me bazë në SHBA mund të kryheshin nga makinat gjatë 20 viteve të ardhshme.

Ndërkohë që ekziston një ndryshim në përbërjen e punëve të SHBA-së kundrejt totalit të vendeve të punës në spektrin global, diferenca kohore midis 20 viteve dhe më pak se një dekade është e madhe – dhe reflekton sa shpejt robotika dhe intelegjenca artificiale teknologjitë po lëvizin, transmeton Telegrafi.

‘Nuk ka vend për panikë’, sugjeron raporti. Derisa mund të jetë natyra njerëzore të gravitojë drejt skenarit më të keq, raporti i Forumit Ekonomik Botëror është në të vërtetë një pozicion pozitiv. Ai sugjeron që, edhe sikur robotët të marrin një numër masiv të punëve, ata do të krijojnë pothuajse dyfish më shumë vende tjera të punës. Në total, raporti sugjeron që 133 milion punë njerëzore do të krijohen gjatë kësaj periudhe të njëjtë kohore.

Megjithëse është e vështirë të parashikohet saktësisht se çfarë do të jenë të gjitha këto (kush imagjinonte se vlogger në YouTube do të ishte profesioni i ëndrrave të fëmijëve në vitin 2002?), raporti jep disa këshilla. Në mënyrë të veçantë, sugjeron që punët që përfshijnë programim ose dizajn, inteligjencë sociale, ose të menduarit kritik duhet të jenë më rezistuese ndaj pushtimit të makinës. /Telegrafi/