LAJMI I FUNDIT:

Robertson: Bullgaria të dëgjojë kërkesat e miqve, të heq bllokadën për Maqedoninë

Robertson: Bullgaria të dëgjojë kërkesat e miqve, të heq bllokadën për Maqedoninë

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO -s Lord George Robertson, në konferencën që shënon 20 vjetorin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, i bëri thirrje Bullgarisë të heqë bllokadën në rrugën e integrimit evropian të vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kur Bullgaria kërkoi anëtarësimin në BE dhe NATO, ata kishin miq të mirë tek unë dhe në selinë e NATO -s. Bullgaria si fqinje kishte një përfitim të madh nga kjo Marrëveshje e Ohrit.


Nëse konflikti do të kishte vazhduar në mënyrën tradicionale siç përfundon në Ballkan, Bullgaria do t’i kishte ndjerë ato valë dhe do t’i ndiente edhe sot e kësaj dite.

BE-ja e sotme përbëhet nga vende që kanë qenë armiqësore për vite e shekuj. Por triumfi i epokës sonë është se këta armiq sot ulen së bashku në këtë bashkim të jashtëzakonshëm të vendeve të lira dhe të integruara. Maqedonia meriton të jetë atje dhe shpresoj që Bullgaria të dëgjojë kërkesat unanime të miqve të tyre dhe të heqë bllokadën ndaj Maqedonisë”, apeloi Robertson./Telegrafi/