Roberto Mancini ka thënë se do të pëlqente që Emerson Palmieri të largohej nga Chelsea dhe të rikthehej në Serie A.

Ish-anëtari i Romës nuk po luan standard te The Blues dhe flitet se mund të rikthehet në ligën italian me të përfunduar ky sezon.


"Do të ishte gjë e mirë nëse Emerson Palmieri do të rikthehej në Serie A, ai është një lojtar shumë i talentuar dhe i shpejtë", ka thënë Mancini.

"Ai nuk po luan shumë te Chelsea dhe mund të luajë në Itali, e njeh mjaftë mirë ligën dhe do të përshtatej menjëherë", ka shtuar më tej ai.

Emerson u largua nga Giallorossët  në vitin 2018, mirëpo që nga atëherë nuk ka arritur asnjëherë të luajë standard në Stamford Bridge. /Telegrafi/

telegrafi sport app