LAJMI I FUNDIT:

Robert Downey Jr. pranoi se ishte arrestuar për marihuanë në Disneyland

Robert Downey Jr. pranoi se ishte arrestuar për marihuanë në Disneyland

Aktualisht është një nga heronjtë më të dashur të vogëlushëve të shumtë, falë rolit të tij si “Ironman”, Robert Downey Jr.

Por, artisti dikur ka qenë person problematik, të cilën gjë e konfirmoi në ngjarjen “Disney D23 Expo”.

“Këtu janë disa informacione interesante për ju. Herën e parë që vizitova Disneylandin, konsumova marihuanë në njërën nga gondolat. Më arrestuan dhe më çuan në një stacion policor tepër miqësor, ku thjesht më paralajmëruan që të mos e bëja më përsëri. Për këtë, unë u turpërova, sonte mund ta ndaj me të gjithë ju këtë përvojë të keqe”, foli duke buzëqeshur aktori karizmatik.


https://www.instagram.com/p/B1iGLaNliTd/

Ai më pas shtoi se nuk kishte leje për të konsumuar marihuanë në një gondolë dhe bëri shaka se nuk dëshironte të dërgonte mesazh në botë.

“Jam i kënaqur që kam pasur rastin të punoj në filma si Ironman dhe Avengers. Unë mendoj se këta filma na tregojnë se sa teknologjia mund të na ndihmojë në riparimin dhe shkatërrimin e botës. E gjithë kjo është një dhuratë e mrekullueshme”, tha ai.

Ndryshe, 54-vjeçarin do ta shohim edhe gjatë vitit të ardhshëm në ekranet e mëdha të kinemave botërore. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ndahet çifti shqiptar, grimeri Mario Dedivanoviç dhe balerini Kris Dalipi

Ndahet çifti shqiptar, grimeri Mario Dedivanoviç dhe balerini Kris Dalipi

Magazina
Kelly eliminohet nga Big Brother VIP Albania 4

Kelly eliminohet nga Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Ledioni humb durimin ndaj Eglit, i bërtet teksa e thërret pa ndalur emrin e saj gjatë debatit me Rozanën

Ledioni humb durimin ndaj Eglit, i bërtet teksa e thërret pa ndalur emrin e saj gjatë debatit me Rozanën

Magazina
Gjesti i prerë me Eglin në Big Brother VIP Albania: Është kryer gjithçka mes nesh, mos mbaj më shpresa

Gjesti i prerë me Eglin në Big Brother VIP Albania: Është kryer gjithçka mes nesh, mos mbaj më shpresa

Magazina
Mohoi se kishte konflikt fizik, Rozana Radit i publikohet videoja ku ajo pranonte në emision se kishte raport të mjekut ligjor për dhunë nga Rezarta Shkurta

Mohoi se kishte konflikt fizik, Rozana Radit i publikohet videoja ku ajo pranonte në emision se kishte raport të mjekut ligjor për dhunë nga Rezarta Shkurta

Magazina
Dikur hamshor i Hollywoodit, sëmundja e ka bërë të panjohur Val Kilmerin

Dikur hamshor i Hollywoodit, sëmundja e ka bërë të panjohur Val Kilmerin

Kalo në kategori