Rizvanolli: Tranzicioni energjetik një proces i paevitueshëm për Kosovën

Tranzicioni energjetik është një proces i paevitueshëm dhe tejet i rëndësishëm për të ardhmen e sektorit energjetik në Kosovë, kështu u tha në “Forumin solar të Kosovës”, organizuar nga Ministria e Ekonomisë.
Ministrja Artane Rizvanolli në hapje të këtij forumi u shpreh se tranzicioni energjetik është i rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës.
“Tranzicioni energjetik është një proces i paevitueshëm dhe tejet i rëndësishëm për të ardhmen e sektorit energjetik në Kosovë. Për më tepër çdo investim në burime të ripërtëritshme duhet të shoqërohet me investime në kapacitete të rezervave që e bënë tranzicionin relativisht më të shtrenjtë dhe me rrjedhimisht e vë një barrë shtesë mbi situatën socio-ekonomike të popullsisë. Si i tillë një tranzicion i shpejtë pa marrë në konsideratë të gjitha kufizimet e mësipërme nuk është i mundur dhe një tranzicion i drejtë e i mbështetur nga të gjithë akterët është çelësi për ta bërë tranzicionin të përballueshëm për qeverinë, qytetarët dhe ekonominë e vendit. Për më tepër një tranzicion i tillë duhet që prioritet të ketë sigurinë energjetike, të reflektojë përfitimet tek qytetarët si dhe të jetë në përputhshmëri me mbrojtjen e ambientit duke marrë parasysh ndryshimet klimatike”, tha Rizvanolli.
Ajo tha se të gjitha vendimet rreth sektorit të energjisë do të kenë prioritet qytetarin dhe zhvillimin e sektorit privat.
Derisa tha se qëllimi i këtij forumi është që do të merren parasysh të gjitha nevojat e sektorit privat në fushën e energjisë solare.
“Qëllimi i këtij forumi është që t’iu sigurojmë që ministria jonë po mbanë shënime rreth nevojave të sektorit privat vendor në fushën e energjisë solare dhe do të bashkëbisedojmë për rolin e saj në strategjinë e ardhshme energjetike të Kosovës. Pavarësisht faktit që ndoshta rritja e gjenerimit të projekteve solare të vogla nuk do të jetë zgjidhja kryesore e nevojës së kapaciteteve gjeneruese dhe nuk do t’i zëvendësoj në masë të madhe kapacitetet e mëdha gjeneruese, ne nuk duhet të harrojmë që ofrimi i mundësive nuk ka të bëjë vetëm me shtimin e kapaciteteve të burimeve të ripërtëritshme të energjisë, po gjithashtu edhe me zhvillimin e një demokracie energjetike. Me fjalë të tjera gjatë tranzicionit ne duhet të sigurohemi që qytetarët i gëzojnë përfitimet e mundshme nga kjo energji dhe qytetarët janë më afër vendimmarrjes rreth politikave për sistemin socio-teknik energjetik”, u shpreh ajo.
Ndërsa, ushtruesi i detyrës së zëvendësdrejtorit të misionit të USAID, Gezim Hysenagolli tha se do të vazhdojnë të ndihmojnë Kosovën në të gjitha fushat që ajo ka nevojë.
“Çdo sektor në USAID punon dhe ndikohet nga ndryshimet klimatike dhe ato ndikime do të vazhdojmë të rriten. Ekonomitë në zhvillim shpesh në sektorët që janë të ndjeshëm ndaj klimës, siç është bujqësia, turizmi, në të njëjtën kohë ne nuk mund të ndalim emetimet aq sa duhet pa kontributin nga vendet në zhvillim, megjithatë sikurse në çdo gjë tjetër edhe këtu ka mundësi. Ndryshimet klimatike paraqet një varg mundësish siç janë programet e energjisë së ripërtëritshme të cilat mundësojnë instalimin, financimin, integrimin në rrjet të gjenerimit të energjisë së ripërtëritshme si mjet për të zvogëluar ndryshimet klimatike duke ulur koston, duke nxitur zhvillimin ekonomik, duke rritur qasjen në shërbime të përballueshme moderne të energjisë”, tha Hysen Agolli.
Gjatë ditës do të zhvillohen edhe sesione të ndryshme, që në fokus kanë informatat për gjendjen si dhe potenciali që Kosova ka për energji solare. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Premiera e Transformers: Rise of the Beasts në CineStar Megaplex mblodhi një numër të madh të njerëzve!

Bursa për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Evropës i Universitetit të York-ut

Dyshimet për përmbajtje të hormoneve në domatet nga Shqipëria – nga janari Kosova importoi mbi 4 milionë kilogramë

Bie kostoja e ndërtimit në Kosovë

Bordi i Drejtorëve të KRU "Hidrodrini" mban takim njohës me kryeshefin e ri dhe sekretaren

Art House organizon konferencën e parë për digjitizimin dhe digjitalizimin e dokumenteve

Simbol Group

JAGUAR SECURITY

JAGUAR SECURITY

JAGUAR SECURITY

Simbol Group

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Magnum Trainers – trenerka që kombinon stilin dhe komoditetin për gratë

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney
Më të lexuarat

Barcelona lëshon komunikatë zyrtare për rastin e Lionel Messit

Gjashtë vendet në botë ku dielli nuk perëndon për më shumë se 70 ditë në vit

Krstiq: Protestuesit kanë dalë me zor në protesta me thirrje të Listës Serbe

Real Madridi nxjerr në shitje Valverden

Lionel Messi zbulon arsyen pse refuzoi të kthehej te Barcelona

Çfarë tha Putini për shkatërrimin e digës Kakhovka në Kherson?