Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli deklaroi se trajnimi në sektorin e teknologjisë së informacionit (TIK) rritë produktivitetin në të gjithë industrinë e Kosovës.
Këto komente Rizvanolli i bëri në përmbylljen e raundit të gjashtë të trajnimeve semestrale për rreth 300 të rinj nga fushat e “Java Programming”.
“Trajnimi në sektorin e TIK-ut e rrit produktivitetin në të gjithë industrinë e vendit. Njohuritë dixhitale i mundësojnë individëve të thjeshtësojnë proceset dhe të përshpejtojnë procedurat. Kosova sot është kampione në rajon dhe e krahasueshme me shtetet e BE-së dhe të Evropës për shtrirje dhe përdorim të internetit. Gjatë vitit të kaluar kemi arritur të kemi përdorim të madh internetit, duke e vënë Kosovën në top gjashtë vendet në Evropë sa i përket kësaj infrastrukture dhe qasje”, tha Rizvanolli
Shefi i Departamentit të Bashkëpunimit të BE-së në Kosovë, Johannes Stenbaek tha se objektivi kryesor i trajnimit është që të rrisë konkurrencën e bizneseve dixhitale dhe tradicionale të Kosovës.
Stenbaek u shpreh se zhvillimi i sektorit të TIK-ut do të ndikojë edhe në zhvillimin tregut të punës në Kosovë.
“Objektivi i përgjithshëm i projektit është të rrisë konkurrencën e bizneseve digjitale dhe tradicionale të Kosovës duke mbështetur rritjen e sektorit të TIK-ut në Kosovë që çon drejt rritjes dhe krijimit të vendeve të punës. Në total, ata do ta menaxhojnë projektin për 3 vjet e gjysmë dhe do të kenë një buxhet të përgjithshëm prej rreth dy milionë e gjysmë euro”, u shpreh Steanbeak.
Edhe drejtuesi nga ekipi ICT, Grigoris Kontzoglou tha se Kosova ka shumë Kompani të mira të TIK-ut dhe për këtë arsye punojnë me ekspertë në Kosovë.
Kontzoglou shtoi se fokusi kryesor është trajnimi i të rinjve.
“Kosova ka shumë e shumë kompani të mira të TIK-ut. Eksportimi i produkteve dhe shërbimeve të tyre në SHBA, në Bashkimin Evropian në vendet e skandinavisë dhe Zvicrës dhe në vendet e tjera të botës krijon një kërkesë të madhe të ekspertëve të aftë në TIK dhe për këtë arsye ne jemi këtu për të kapërcyer hendekun e aftësive të ekspertëve që ekzistojnë në Kosovë. Fokusi kryesor është trajnimi i njerëzve, trajnimi i të rinjve”, shtoi Kontzoglou.
Mbi 1 mijë e 500 të rinj janë certifikuar gjatë gjashtë semestrave. Projekti “Java Programming” është financuar nga Bashkimi Evropian. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Çmimet në “qiell”, qytetarët ankohen për shtrenjtimin e perimeve

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët