Rizvanolli: Projekti i MCC-së nuk është dizajnuar për infrastrukturë të gazit, opsioni i ndërtimit ende ekziston
![Rizvanolli: Projekti i MCC-së nuk është dizajnuar për infrastrukturë të gazit, opsioni i ndërtimit ende ekziston](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/10/Artane-Rizvanolli-interviste-foto-Ridvan-Slivova-16-e1633677839815-780x439.jpg)
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në një intervistë në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu ka folur rreth temës më kryesore gjatë këtyre ditëve, e që ka të bëjë me tubacionin e gazit nga Greqia, ku është përfshirë edhe ShBA. Në këtë intervistë Rizvanolli është përgjigjur edhe ndaj akuzave e kritikave të opozitës se po dështojnë në një projekt strategjik me partnerët e Kosovës.
Ministrja Rizvanolli ka deklaruar në intervistë se fondet e ndara nga Zyra e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) nuk kanë qenë të dizajnuara për ndërtimin e infrastrukturës së gazit.
Rizvanolli ka sqaruar se mundësitë e ndërtimit të këtij projekti ende ekzistojnë.
“Projekti nuk është dizajnuar për infrastrukturë të gazit, fondet për programin e MCC-së janë alokuar deri në 200 milionë dollarë dhe janë dedikuar për sektorin e energjisë dhe duke qenë se në një studim të vitit 2016 nga vet MCC dhe Qeveria e Kosovës ka dal se energjia përbën një problem dhe një sfidë për zhvillimin e sektorit privat në vend”, ka thënë Rizvanolli në intervistë.
“Rrjedhimisht është përzgjedhur energjia së bashku me qeveritë e kaluara, ku në fakt ky është një proces që udhëhiqet nga vet qeveritë e vendit. Në të kaluarën e kanë udhëhequr procesin e dizajnimit së bashku me MCC-në dhe janë fokusuar në disa opsione dhe njëra prej të cilave ka qenë infrastruktura e gazit”, sqaron Rizvanolli.
Sipas saj, fondet e njëjta të ndara nga MCC-ja do të investohen në projekte tjera të energjisë.
“Ajo që ne kemi vendosur si Qeveri është që të mos vazhdojmë me atë projekt si ka qenë i dizajnuar, mirëpo fondet e njëjta të ndara për programin e ndarë për Kosovën t’i investojmë në projekte tjera të energjisë, të cilat e dimë se kanë risk më të vogël, duhet të ndodhin dhe se nuk kemi dyshime që do të na ndihmojnë në rrugën tonë drejt dekarbonizimit”, thekson ajo, transmeton Telegrafi.
Rizvanolli shprehet se projekti i financuar nga MCC-ja nuk ka planifikuar ta ndërtoj gazsjellësin, por se të realizohet nëpërmjet një kredie nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
“Projekti i financuar nga MCC-ja nuk ka planifikuar që ta ndërtoj gazsjellësin. Gazsjellësi si tillë ka qenë i planifikuar të ndërtohet me kredi nga shteti i marr nga BERZH-i dhe 20 për qind grante dhe ky opsion ende ekziston dhe do ta shqyrtojmë në kuadër të strategjisë për energji. Do ta marrim një vendim të tillë deri në momentin që jemi të bindur që është opsioni më i mirë për Kosovën”, shprehet Rizvanolli.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/10/Artane-Rizvanolli-interviste-foto-Ridvan-Slivova-15.jpg)
Ajo thekson se mundësia për ndërtimin e gazsjellësit ende ekziston dhe se kjo varet nga analizat për qëndrueshmërinë ekonomike të projektit.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/10/Artane-Rizvanolli-interviste-foto-Ridvan-Slivova-6-1.jpg)
“Opsioni i ndërtimit të gazsjellësit ende ekziston dhe ai mund të ndodh ose jo, varësisht nga analizat tona në vijim, ku do të shohim se a është ekonomikisht i qëndrueshëm. Një informatë shumë më rëndësi kur na ka munguar në këtë moment kur është dashur të marrim vendim ose jo, ka qenë se çfarë ndikimi do të ketë në çmimin e prodhimit të energjisë dhe për konsumatorët. Me nivelin e zhvillimit dhe varfërisë që e kemi, ne nuk e kemi luksin e shteteve më të zhvilluara që të hyjmë në projekte pa i pasur këto informata”, vë në theks ajo.
Duke folur për akuzat e kritikat e opozitës se refuzimi i projektit të financuar nga administrata amerikane, i hap rrugë sjelljes së gazit rus në Kosovë, e para e ekonomisë shpjegon se një projekt i tillë alternativ nuk ekziston dhe se kjo është një ide e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/10/Artane-Rizvanolli-interviste-foto-Ridvan-Slivova-17-1.jpg)
“Jam e befasuar dhe nuk e kuptoj se nga ka ardhur kjo ide. Një projekt i tillë alternativ nuk ekziston. Cili projekt është ai që afron Kosovën me Rusinë apo me një shtet tjetër? Nuk ekziston një gjë e tillë dhe e vetmja herë ku unë kam dëgjuar për një gjë të tillë para deklarimit të zotëri Ramush Haradinaj është një deklaratë e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq që e ka thënë në një rrethinë të Novi Pazarit, cili ka thënë se do ta bëjmë një gazsjellës ku do ta lidhim dhe Kosovën. Mirëpo, a është një arsye që ne ta bëjmë këtë deklaratë pjesë e diskursit tonë publik? Kjo është një pyetje që nuk meriton përgjigje. Nuk ekziston një projekt i tillë alternativ që do të sillte gaz nga diku tjetër”, shpjegon ministrja Rizvanolli.
Në këtë intervistë ajo ka folur edhe për sektorin e energjisë në vend, shfrytëzimin e potencialeve dhe emërimin anëtarëve të bordeve të ndërmarrjeve publike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/4DX-1-780x439.jpg)
Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!
![DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikulli.jpg)
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
![TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/005e6888-0d4b-4aea-a002-73c4f4407290-1-780x439.jpg)
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”
![Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/464408704_1096434705819531_7403589985668742867_n-1-1-1-780x439.jpg)
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
Rizvanolli thotë se masat emergjente në energji kanë treguar efektin e tyre
![Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/f1309527-e577-4288-a563-50c1d2040ec2-780x439.jpg)
Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht