LAJMI I FUNDIT:

Rizvanolli: Kemi katërfishim të çmimit të peletit, kostoja e prodhimit është nën 200 euro

Rizvanolli: Kemi katërfishim të çmimit të peletit, kostoja e prodhimit është nën 200 euro

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se ka rritje enorme të çmimit të peletit.

Rizvanolli gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës është shprehur se çmimi për pelet gjatë vitit të kaluar ishte 180 euro, deri sa tash po shitet deri në 800 euro.

“700 euro për një tonelatë pelet. Vitin e kaluar ka kushtuar 180 euro, tash kemi katërfishim të çmimit ndërkohë çmimi i prodhimit është nën 200 euro”, tha Rizvanolli.

“Heqja e TVSH-së që po e propozoni nuk ka të bëjë me këtë dhe nuk mund të ketë efekt në një kohë kur kemi të bëjmë me një keqpërdorim të krizës”, përfundoi ajo. /Telegrafi/