LAJMI I FUNDIT:

Rivian mund të jetë më i fuqishëm se Tesla, puna që ka bërë deri tani po tregon shumë sukses

Rivian mund të jetë më i fuqishëm se Tesla, puna që ka bërë deri tani po tregon shumë sukses

Derisa Tesla rrëmbente kryetitujt, Riavian vazhdonte punën në qetësi

Tesla drejtohet nga Elon Musk, i cili bën punë shumë të mirë, duke e mbajtur këtë prodhues në qendër të vëmendjes, transmeton Telegrafi.


Qëndrimet e tij dhe njoftimet e reja, e bëjnë shumë atraktiv, kryesisht në rrjete sociale, mirëpo të arriturat nga Tesla nuk po janë aq të mëdha dhe për këtë po dëshpërohet shumë masa e njerëzve.

Mbi të gjitha, Tesla e ka treguar një praktikë të teprimit me premtime dhe mungesën e dërgesave të makinave të blera, duke e bërë që të dallohet si një prodhues që nuk është aq i aftë për botën e automobilizmit. Në anën tjetër, Rivian është një kompani është themeluar qe dhjetë vjet, derisa drejtori i përgjithshëm, R.J. Scaringe ka punuar në qetësi dh kjo tani ka nisur t’i shpaguhet.

Musk ka një diplomë në ekonomi, derisa Scaringe është inxhinier i makinerisë, i doktoruar në Sloan Automotive Lab, duke e bërë shumë më adekuat për këtë pozitë. Shënjestra e Scaringe ka qenë prodhimi i makinave të avancuara që lëvizin nëpërmjet baterive, derisa Musk është hapur në shumë pjesë si Tesla, SolarCity, Hyperloop, The Boring Company, SpaceX si dhe shumë projekte tjera.

Pasi që Rivian është fokusuar vetëm në makina, bashkëpunimi me Amazon, Ford dhe Cox Automotive i ka sjellë qindra milionë investime. Testimet e Tasla Model S, ende po vazhdojnë në Nurburgring, ndërsa Amazon i ka porositur nga Rivian 100 mijë furgonë që mbushen me rrymë.

Prodhimi i tyre nuk do të jetë problem, meqenëse Rivian e ka blerë fabrikën e Mitsubishit, që dikur ishte në pronësi të Mitsubishi dhe ka mbi dy milionë metra katrorë. Të mos harrohen R1T dhe R1T SUV, që janë treguar shumë të suksesshëm dhe pritet të jenë shumë të kërkuar në treg.

Me të gjitha këto, Riavian mund të jetë më i fuqishëm se Tesla, derisa puna që ka bërë deri më tani ka filluar të tregojë sukses dhe do t’i sjellë shumë të ardhura. /Telegrafi/