LAJMI I FUNDIT:

Rivalët njëzëri e duan ndëshkimin e Manchester Cityt – pas 100 shkeljeve të FFP

Rivalët njëzëri e duan ndëshkimin e Manchester Cityt – pas 100 shkeljeve të FFP

Rivalët e Ligës Premier po kërkojnë që Manchester City të dënohet rëndë nëse shpallet fajtor për më shumë se 100 shkelje të rregullave të Fair Play-it Financiar.

Klubi nga Etihad mbeti i habitur pasi zyrtarët e ligës hodhën akuzat e paprecedentë pas një hetimi katërvjeçar në çështjet financiare.

Dhe ndërsa City i zemëruar këmbënguli se ata do të “shfajësoheshin”, klubet e Ligës Premier po kërkojnë ndëshkim dhe një vendim të shpejtë para fundit të sezonit.


Kreu i panelit gjyqësor që do të udhëheqë hetimin për shkeljet e supozuara nga Man City është tifoz i Arsenalit
Lexo po ashtu Kreu i panelit gjyqësor që do të udhëheqë hetimin për shkeljet e supozuara nga Man City është tifoz i Arsenalit

“Nëse këto akuza vërtetohen, duhet të ketë dënimin e duhur – dhe e vetmja e përshtatshme është që ato të bien nga kategoria”, ka thënë njëri nga përfaqësuesit e këtyre klubeve për MailSport.

“Ne po flasim për një dekadë abuzimesh të supozuara dhe duam që Liga Premier të bëjë gjënë e duhur”.

City akuzohet se ka fshehur burimin e vërtetë të të ardhurave të miliona eurosh.

Kur pritet të merret vendimi final për Manchester Cityn
Lexo po ashtu Kur pritet të merret vendimi final për Manchester Cityn

Këto para, të pretenduara se kanë qenë të ardhura të ligjshme nga sponsorizimet nga kompanitë me bazë në Gjirin Persik, duke përfshirë Etihad Airëays dhe gjigantët e investimeve Aabar, pretendohet se i kanë në fakt drejtpërdrejt nga pronarët e klubit, Abu Dhabi United Group.

City akuzohet gjithashtu se ka paguar në mënyrë efektive Mancinin përmes dy llogarive të ndara – rrogën zyrtare prej dy milionë euro përmes librave të klubit dhe 2.3 milionë e mbetura përmes klubit të Sheikh Mansourit në Abu Dabi, Al Jazira.

Por, klubet rivale po bëjnë presion për një “gjykim” të shpejtë pasi duan të vendoset ndonjë dënim për këtë sezon në vend që City të lejohet ta zvarritë çështjen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Liga e Kampionëve
UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Zbulohet se si u mor vendimi se penalltia e Julian Alvarez duhet të anulohet

Zbulohet se si u mor vendimi se penalltia e Julian Alvarez duhet të anulohet

Liga e Kampionëve
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori