LAJMI I FUNDIT:

I riu ua thotë në fytyrë zyrtarëve: Me ministra dhe me drejtorë partiak nuk mund të bëhen reforma në arsim

I riu ua thotë në fytyrë zyrtarëve: Me ministra dhe me drejtorë partiak nuk mund të bëhen reforma në arsim

Përfaqësuesi i Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme në Maqedoninë e Veriut Blendi Hodai, dje ka marrë pjesë në mbledhjen qeveritare, në të cilën është diskutuar për gjendjen e nxënësve dhe shqetësimet e tyre.

Gjatë fjalimit të tij, i riu Blendi Hodai tha se nxënësit në Maqedoninë e Veriut kanë probleme të mëdha, ndërsa e citoi edhe ish-ambasadorin e BE-së në Shkup, i cili ka thënë se “me ministra partiak, nuk mund të ketë reforma të suksesshme në vend”, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme është shembull se si përfaqësohet zëri i nxënësve nëpër institucione dhe instanca shtetërore. Ne kemi aktualizuar shumë probleme të nxënësve për vetëm dy vite funksionim si union dhe kemi shumë arritje tjera”.

“Por arritjet dhe zëri ynë injorohen vazhdimisht nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Do të citoj një thënie të Thomas Jefferson i cili thoshte: ‘asnjë popull nuk ka qenë njëkohësisht edhe injorant edhe i lirë’. Gjendja jonë në arsim tregon për një proces i cili po e dërgon shtetin drejt humbjes së lirisë, përmes injorancës që ndërtohet nga ju. Ne po e humbim lirinë dhe gjithnjë e më pak do të bëjmë zgjedhje cilësore në jetën tonë”, tha Blendi Hodai.

Ai pati kritika edhe për propozim-ligjin e ri për arsim fillor, ku tha se në atë proces nuk janë përfshirë nxënësit.

“Mendojmë se zgjidhja e problemeve në arsim kërkon inkuadrimin e më shumë resurseve të qeverisë. Veçanërisht të ekonomisë, pasi nuk mund të mendojmë për arsim të suksesshëm, nëse nuk mendojmë për ekonomi të suksesshme”, tha ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
​Flet avokati i Pal Lekajt për vendimin e 53 milionëshit

​Flet avokati i Pal Lekajt për vendimin e 53 milionëshit

Drejtësi
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishta takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishta takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Lajme
Prokuroria thirrje qytetarëve: Nëse jeni viktimë që u janë shpërndarë foto apo video intime nga

Prokuroria thirrje qytetarëve: Nëse jeni viktimë që u janë shpërndarë foto apo video intime nga "Albkings", jepni dëshmitë në polici

Drejtësi
Ngrihet aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion me subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë

Ngrihet aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion me subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë

Drejtësi
Kalo në kategori