LAJMI I FUNDIT:

I riu nga Teksasi e ndryshon mbiemrin në Trump dhe e quan Presidentin ‘baba’

I riu nga Teksasi e ndryshon mbiemrin në Trump dhe e quan Presidentin ‘baba’

Një i ri nga Teksasi i cili e përshkruan vetën si ‘padepërtueshmi’ ka vendosur që të ndryshojë mbiemrin e tij, duke e kthyer në Trump.

Djali me një mori tatuazhesh, Ernesto Baeza Acosta paraqiti një peticion për të ndryshuar emrin e tij në Ernesto Trump dhe i bëri thirrje Presidentit që ta ftonte atë në Shtëpinë e Bardhë.


34-vjeçari në peticionin e tij shkroi: “Unë dua të përdor mbiemrin e ri sepse është më i përshtatshëm për qëllime profesionale”.

Trump, i cili ka lindur në Houston, tha se prindërit e tij kishin hyrë në SHBA në mënyrë ilegale nga Meksika, 40 vite më parë.

Ai tha se nëna e tij është e shqetësuar për ndryshimin e mbiemrit, pasi ajo nuk është përkrahëse e Donald Trumpit.

Megjithëse ai është një tifoz i Presidentit të 45-të, ai pranoi se nuk votoi për Trumpin, për shkak se nuk ishte i regjistruar, transmeton arbresh.info.

Duke ju drejtuar drejtpërdrejt presidentit, ai tha: “Babi, nëse e sheh këtë video nuk dua para nga ty, dua të kaloj kohë me babanë. Ndoshta mund të hamë një hot dog, të pimë një  birre ose të shkojmë në kinema”.