Një 25-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën aksidentalisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mediat amerikane raportojnë se viktima me inicialet F.N, humbi jetën pasi u përplas me motoçikletë, transmeton Telegrafi.


Po ashtu, thuhet se F.N me prejardhje nga Peja  ishte ushtar i ri i Gardës Kombëtare Amerikane.

Për vdekjen e të riut nga Kosova ka shkruar edhe shoqata "Peja", New York.

Në postimin e tyre ata kanë shprehur ngushëllime për familjen e tij. /Telegrafi/