LAJMI I FUNDIT:

I riu nga Deçani në përkrahje të personave me aftësi të kufizuara: Nuk jetohet me 75 euro, përfshini ata në programe të partive

I riu nga Deçani në përkrahje të personave me aftësi të kufizuara: Nuk jetohet me 75 euro, përfshini ata në programe të partive

Përmes Fodacionit të tij, Endrit Jonuzaj nga Isniçi i Deçanit vetëm gjatë kohës së pandemisë ka ndihmuar 250 familje me pako ushqimore, ndërkaq ka përkrahur dhe ndihmuar edhe më pajisje të nevojshme persona me aftësi të kufizuara në tërë Kosovën.

Jonuzaj për Telegrafin ka thënë se ai këtë e bën për t’i ndihmuar këta persona, kurse u shpreh se është shumë i zhgënjyer që partitë politike nuk po i përfshijnë në programe.


“Ende nuk kemi mbushur një vit dhe kemi bërë një punë të madhe në tërë tërritorin e Kosovës. Gjatë pandemisë kur kemi qenë të mbyllur, kemi ndihmuar 250 familje me pako ushimore e gjëra higjienike, kemi dhuruar 30 karroca elektrike e manuale, 7  rollator për ecje, kemi bërë pagesa të ilaqeve aty ku ka pasur nevojë”, tha Jonuzaj për Telegrafin.

Ata kanë shpërndarë dhurata edhe për fëmijët me leokemi dhe në disa klasë të para, kanë vizituar shtepnë e të moshuarve në Deçan dhe kanë përkrahur Handikos-in në Pejë.

“Së fundi, po e shoh ë jemi në prag të zgjedhjeve dhe jam shumë i zhgënjyer nga mospërfshirja e personave me aftësi të kufizuara në asnjë progam të partive. Dikur është boll, nuk jetohet me 75 euro, asnjë nuk e ka provuar, çdo ligj duhet të njhet ashtu si i ka hije”, tha Jonuzaj për Telergafin.

Ai tha se është shumë shqetësues fakti që personat me aftësi të kufizuar nuk shohin të ardhme në vendin tonë.

“Shumica dëshirojnë t’i bojkotojnë edhe zgjedhjet ,partitë politike duhet të kenë program në këto zgjedhje për këtë kategori, deputet/i/ja duhet të ngrit zërin jo të punoj vetëm për interesa, mjaft më. Kosova është vend i barabartë, edhe kjo kategori duhet të ketë përfaqësues në të gjitha institucionet, premtoj që edhe sot edhe gjithmonë jam fuqishëm përkrahës”, u shpreh ai.

Ndryshe, edhe shoqata Handikos u është drejtuar sot me një letër të hapur subjekteve politike në Kosovë që do të garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit, përmes së cilës kërkojmë zotimin e tyre për përfshirjen e çështjeve të personave me aftësi të kufizuara në planprogramet qeverisëse. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Kalo në kategori