I riu në Indi grumbulloi monedha për 3 vjet për të blerë “motoçikletën e ëndrrave” – shitësit iu deshën 10 orë për t'i numëruar ato

Një i ri në Tamil Nadu të Indisë grumbulloi monedha një rupi gjatë tri viteve për të blerë motoçikletën e tij të ëndrrave.
Dhe si pasojë, shitësit iu deshën rreth dhjetë orë për t’i numëruar ato, përcjell Telegrafi.
I riu, i cili banon në Gandhi Maidan të Ammapet, e realizoi ëndrrën e tij javën e kaluar kur një përfaqësi e tregtoi monedhat e tij një rupi për një motoçikletë.
Monedhat u sollën në sallën e ekspozitës pasditen e së shtunës nga i riu dhe miqtë e tij në një furgon.
I riu tha në një intervistë: “Vendosa të kursej paratë që fitova nga kanali im në YouTube. Kur pyeta për koston e motoçikletës në rrugë, mësova se çmimi i saj ishte 2.6 lakh (rreth 240 euro), dhe këtë herë e kisha shumën e nevojshme". /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
28/03/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate














































