LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora takohet me këngëtaren tjetër të famshme shqiptare, Ava Max

Rita Ora takohet me këngëtaren tjetër të famshme shqiptare, Ava Max
Ava Max takohet me Rita Orën (Foto: Rita Ora/Instagram)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka qenë e ftuar së fundmi për të performuar në “Summertime ball 2019”.

“Summer time ball” është një festival i madh veror në Londër, i mbajtur çdo të shtunën e parë ose të dytë të qershorit nga stacioni “Radio Capital”. Organizohet çdo vit në stadiumin “Wembley”, me të ftuar emrat më të mirë të muzikës ndërkombëtare.


Prezente në këtë ngjarje ka qenë edhe artistja tjetër shqiptare që po bën emër në mediat e huaja, Ava Max.

Kjo e fundit ka pasur rastin që të takohet me patrioten e saj, Rita Orën, në prapaskenat e festivalit.

Ava Max takohet me Rita Orën (Foto: Rita Ora/Instagram)

Ka qenë Rita fillimisht, ajo e cila ka publikuar një fotografi të dy vajzave në InstaStory, teksa të njëjtën Ava Max e ka rishpërndarë duke shkruar në mbishkrimin e saj: “E dua këtë vajzë”.

Rita përndryshe ka shprehur mbështetje për Ava Max që në fillimet e karrierës së saj.

Ava Max takohet me Rita Orën (Foto: Ava Max/Instagram)

Kujtojmë që në fillim të këtij viti, shqiptarja tjetër e famshme ndërkombëtarisht, Bebe Rexha, kishte bërë thirrje publike përmes një statusi në Twitter, duke i thirrur në bashkëpunim artistes: Rita Ora, Dua Lipa dhe Ava Max, të cilat i janë përgjigjur të gjitha pozitivisht ftesës, por mesa duket ende nuk është punuar diçka në këtë drejtim. /Telegrafi/

Bebe Rexha, Rita Ora, Dua Lipa, Ava Max (Foto: Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Magazina
Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Magazina
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina
Vijon debati Egli-Gjesti: Mos u përpëlit natën në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën

Vijon debati Egli-Gjesti: Mos u përpëlit natën në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën

Magazina
Bellingham u shfaq në një ndeshje të Real Madridit me të dashurën e tij të re, e cila është gjashtë vite më e madhe se ai

Bellingham u shfaq në një ndeshje të Real Madridit me të dashurën e tij të re, e cila është gjashtë vite më e madhe se ai

Magazina

"Nuk po xhelozoj, vetëm kam inat", Pasi pranoi që nuk ka ndjenja, Gjesti kërkon llogari nga Egli pse rri me banorët e rinj

Magazina
Kalo në kategori