Dje në Milano është mbajtur mbrëmja gala e “amfAR”, ku si fokus kryesor qëndron mbledhja e donacioneve për kauzën që ata përfaqësojnë.

Në këtë eveniment madhështor mblidhen personazhe të famshme nga e gjithë bota dhe këtë herë nuk munguan as VIP-at shqiptarë.


Të pranishin ishin Amarda Toska e Ermal Mamaqi të ftuar nga Rolando Leka, i cili vitin e kaluar befasoi të gjithë me blerjen e shtrenjtë në “amfAR”.

Veç çiftit të famshëm, prezent ka qenë edhe modelja shqiptare, Aurela Hoxha, gjersa rrëmbeu vëmendje me dukjen glamuroze, në fustanin rozë të gjatë.

Aurela Hoxa Aurela Hoxha shfaqet e mahnitshme në amfAR (Foto: Instagram)

Ndërkaq, nga emrat e njohur me famë ndërkombëtare të pranishëm në këtë eveniment ishte dhe Rita Ora, e ftuar speciale për të dhuruar një performancë.

Artistja shqiptare dukej mahnitëse në mbrëmjen e amfAR të mbajtur në Palazzo Mezzanotte gjatë Javës së Modës në Milano.

Krijuesja e hitit “Anywhere”, zgjodhi një fustan të bardhë më të veçantë me xhevahir, teksa nuk diskutohet se rrëmbeu gjithë vëmendjen e të ftuarve.

Rita po ashtu shkëlqeu edhe gjatë interpretimit të disa prej hiteve të saj, si "Lonely Together", "Medley", "Let you love me" etj. /Telegrafi/

GettyImages 1176200558 Rita Ora shkëlqen në mbrëmjen e amfAR (Foto: Stefania M. D'Alessandro/Getty Images for amfAR)

GettyImages 1176200524 Rita Ora shkëlqen në mbrëmjen e amfAR (Foto: Stefania M. D'Alessandro/Getty Images for amfAR)

GettyImages 1176200513 Rita Ora shkëlqen në mbrëmjen e amfAR (Foto: Stefania M. D'Alessandro/Getty Images for amfAR)

GettyImages 1176200413 Rita Ora shkëlqen në mbrëmjen e amfAR (Foto: Stefania M. D'Alessandro/Getty Images for amfAR)