Rita Ora nuk udhëton lehtë, ylli i popit i kërkoi stafit të merrte një karrocë të ngarkuar me 14 valixhe kur mbërriti në Aeroportin e Sudneyt të premten pas përfundimit të xhirimeve në "The Voice".

Këngëtarja gjithashtu mori vëmenjden edhe me një veshje tepër elegante tërësisht të zezë.


Ajo tregoi fizikun e saj në formë me pantallona të zeza të ngushta, të shoqëruara me një xhaketë të prerë dhe një pardesy të madhe poashtu të zezë.

72446393 12225741 Rita Ora 32 pictured looked incredibly chic on Friday when she w a 35 1687501384052

Artistja e përfundoi dukjen me një palë atlete dhe një çantë të lidhur rreth trupit të saj dhe i fshehu sytë pas një palë syze dielli të zeza.

72446389 12225741 The pop star did not pack light as she had airport staff haul a  a 36 1687501384052

Rita mbante në dorë një çantë të dytë "Hermès Birkin" të kuqe, e cila u vendos sipër një valixheje të përshtatshme.

72446427 12225741 At one point Rita tried to help airport staff steer her mountain a 43 1687501385048

Këngëtarja u ndal në tavolinën e kontrollit në nisje, duke tronditur stafin me numrin e çantave që kishte sjellë me vete.

72446397 12225741 image a 44 1687497633106

Teksa kontrollonte valixhet e saj, një fans iu afrua për të kërkuar një foto me të, të cilën ajo e realizoi me kënaqësi.

Dalja vjen vetëm një ditë pasi Rita përfundoi xhirimet në "The Voice Australia".

72446401 12225741 image a 41 1687497579147

Promo e spektaklit shfaq Ritën të bënte një përleshje të lehtë me bashkë-yjet Jessica Mauboy dhe Guy Sebastian.

Rita gjatë qëndrimit në Australi u shoqërua edhe nga bashkëshorti i saj, regjisori Taika Waititi. /Telegrafi/

72446399 12225741 image a 43 1687497628173