Ajo bëri një koncert madhështor falas në Shqipëri të martën (6 shtator).

Dhe Rita Ora nuk tregoi shenja të ngadalësimit ndërsa u nis për në Rio de Janeiro të Brazilit një ditë pas, për festivalin vjetor të muzikës “Rock In Rio 2022”.


Këngëtarja, 31 vjeçe, u shfaq pa makijazh, ndërsa ishte veshur me një kapele bejsbolli “Balenciaga” dhe veshje të zezë sportive, shkruan DailyMail.

62192855 11192627 Fit Rita who is known for her gruelling fitness regime showed of m 27 1662626359822

Muzikantja, së cilës iu bashkuan anëtarët e ekipit të saj, dukej mahnitëse teksa u buzëqeshi fansave në pritje.

Rita tregoi rezultatet e punës së saj të palodhur në palestër teksa mahniti me bluzën e zezë të ngjitur për trupi dhe dollakët.

Ajo e përfundoi ‘look’-un e saj me një palë atlete “Nike”, ndërkohë që kishte vendosur gjërat e saj në një çantë “Prada”.

Dalja e Ritës vjen pasi ajo bëri një shfaqje spektakolare teksa doli në skenë për një koncertin në Shqipëri.

62192849 11192627 Looking good Makeup free Rita Ora dressed down in a Balenciaga b m 33 1662626984910

Këngëtarja ka lindur në Kosovë nga prindër me origjinë shqiptare përpara se të transferohej në Londër si fëmijë, por ajo e konsideron Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë, si shtëpinë e saj.

Ylli botëror u ngjit në skenën në sheshin “Skënderbej” në Tiranë ku performoi një spektakël me 14 këngë, një moment që ajo e cilësoi si 'të paharrueshëm'.

Rita dukej çdo centimetër si ylli i pop-it me një triko të zezë të shkëlqyeshme me mëngë të gjata, e cila ishte e mbuluar me gurë me shkëlqim.

62192917 11192627 Touch down The blonde beauty who was joined by her team of minde m 34 1662627007694

Ajo e kombinoi veshjen e saj me një palë çorape të ngjashme të tejdukshme dhe e kompletoi pamjen që binte në sy me çizme me taka të zeza.

Dukja e saj ishte një pjesë e krijuar për të nga kolegu shqiptar dhe stilisti i njohur Valdrin Sahiti, i cili ka bërë veshje për Beyonce, Cardi B, Paris Hilton dhe Angelica Ross.

Krijuesja e hitit "Poison" tregoi lëvizjet e saj ndërsa performoi me një sërë kërcimtarësh mbështetës, teksa pas saj u ndezën fishekzjarre.

62158193 11192627 Incredible Rita put on a show stopping display as she took to th m 35 1662627020413

Në një moment të koncertit të saj, Rita ka ngritur me krenari flamurin shqiptar në ajër.

Koncerti i pabesueshëm falas u organizua nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për të festuar shpalljen e kryeqytetit si Kryeqyteti i Rinisë së BE-së për vitin 2022.

Më herët gjatë udhëtimit, Ritës iu dha dekorata “Naim Frashëri”, një çmim që u jepet shqiptarëve në fushën e shkencës, artit, kulturës dhe arsimit për veprat dhe veprimtaritë e tyre të vlefshme.

62158197 11192627 Eye catching Rita looked every inch the popstar in a sparkling l m 36 1662627402905

Rita ka lindur në Prishtinë, Kosovë, por është me origjinë shqiptare dhe u shpërngul në Londër me prindërit e saj si fëmijë kur ata kërkuan strehim në Britani të Madhe.

Koncerti erdhi pasi këngëtarja shkëmbeu betimet me regjisorin, Taika Waititi gjatë një ceremonie private në gusht.

Rita dhe Taika filluan të takoheshin në mars 2021, përpara se të dilnin publike me romancën e tyre në gusht të atij viti. /Telegrafi/