Rita Ora ndau një seri fotografish dhe shijoi një vakt jashtë në Australi ndërsa priste publikimin e këngës së saj të re të mërkurën.

Në llogarinë e saj në Instagram, ajo publikoi disa fotografi nga klipi i saj i ri në ardhje "Praising You", regjinë e të cilit e ka realizuar bashkëshorti i saj, Taika Waititi, 47 vjeç, shkruan DailyMail.


Ylli i muzikës pop, 32 vjeçe, e cila aktualisht ndodhet në Australi për spektaklin “The Voice Australia”, pozoi me një veshje të guximshme të materialit PVC për disa fotografi, duke zbuluar barkun e saj të tonifikuar.

340498110 147677694684298 2026447863213004319 n

Ajo i la flokët e saj bionde në valë të gjata të lirshme dhe në një tjetër pozë, mbajti duart lart ndërsa kërcente në video.

Veshja e guximshme shfaqi krahët e saj të hollë dhe Rita zgjodhi një makijazh me shkëlqim për këtë paraqitje, të theksuar nga një buzëkuq i zbehtë ngjyrë rozë.

340836121 3404995286421648 356094834498726827 n

Ajo shkroi në mbishkrimin e fotografive: “Vetëm më shumë se një javë derisa ‘Praising You’ në bashkëpunim me Fatboy Slim do të publikohet së bashku me videon e mahnitshme që bëra me dashurinë time Taika Waititi. Mezi pres që ju ta shihni këtë”.

341168578 1643730156040015 8792316311505241355 n

Të martën, Rita shijoi një vakt jashtë dhe u lajmërua në rrjetet sociale për të ndarë me ndjekësit disa fotografi në Instagram.

Ylli dukej joshëse e veshur me një xhaketë të kuqe dhe të prerë në pjesën e sipërme të zezë teksa hante një burger dhe patate të skuqura.

340810558 176890358151793 3518200221518820540 n

Rita shkroi: “Kam kaq shumë për të thënë, të betohem...duke pritur që t'ju lëvdoj si të tjerët.

Në kohën e saj të lirë nga xhirimet e spektaklit “The Voice Australia”, Rita ka shijuar eksplorimin e Sydneyt së bashku me motrën e saj Elenën.

340816588 884721496123488 122082429895275577 n

Këngëtarja nuk është e huaj për qytetin dhe ka kaluar shumë kohë atje që kur iu bashkua “The Voice Australia” si trajnere në vitin 2021. /Telegrafi/

340005615 1422003698204740 4815718314763473497 n

340995593 633008308668685 7720206416497824051 n