Rita Ora tërhoqi gjithë vëmendjen teksa mbërriti dorë për dore me supermodelen Kate Moss në sfilatën Tom Ford Spring/Summer 2026 Womenswear, e cila u mbajt të mërkurën në kuadër të Javës së Modës në Paris.

Këngëtarja 34-vjeçare u shfaq me një stil të kuruar deri në detaj, e veshur me një fustan të zi të ngushtë me jakë të lartë, që vinte në pah linjat e saj elegante, shkruan DailyMail.


Ajo kishte zgjedhur taka ngjyrë burgundy me majë të hollë, duke i shtuar finesë pamjes së saj, ndërsa pozoi para kamerave para nisjes së sfilatës. Pamjen e kompletoi me një çantë të zezë elegante dhe syze dielli me kornizë “cat-eye”.

Ndërkohë, Kate Moss, 51 vjeçe, u shfaq me një kostum të zi me shkëlqim dhe dekolte të theksuar, që gjithashtu bëri bujë në mesin e të pranishmëve.

Dyshja u pa vetëm një ditë më parë duke dalë nga rezidenca e Lenny Kravitz në Paris, pas një after-party të 'Yves Saint Laurent'.

Edhe pse në orët e vona të natës, të dyja yjet mbajtën syze dielli të errëta, teksa largoheshin nga festa luksoze.

Java e Modës në Paris, që mbahet nga 29 shtatori deri më 7 tetor, pritet të sjellë paraqitjet e shumë emrave të mëdhenj të modës si Chanel, Louis Vuitton dhe Givenchy, ndërsa Victoria Beckham do të prezantojë koleksionin e saj të shumëpritur të premten.

Përveç shkëlqimit në botën e modës, Rita po jeton momente të veçanta edhe në muzikë. Pas publikimit të këngës së saj më të fundit All Natural, ajo ka ndarë me fansat emocione të reja.

Gjatë një interviste në BBC Radio 2 me Scott Mills, këngëtarja britanike zbuloi lidhjen e ngushtë që ka krijuar me ikonën e pop-it Kylie Minogue.

“Po, Kylie më ka mbështetur shumë në këtë kapitull të ri. Jemi në të njëjtën kompani diskografike, me të njëjtën ekip, dhe tashmë ndihemi si motra. Madje, vetëm dje më shkroi për të më uruar”, tha Rita.

Ajo shtoi se All Natural është një ndër këngët e saj më personale deri tani: “Është një nga projektet më të hapura dhe më vulnerabël që kam realizuar. Kisha dëshirë të dilja nga zona e rehatisë, të flisja sikur po i tregoja dikujt një sekret në telefon. Në sipërfaqe duket sensuale, por në thelb është një reflektim për fuqinë e brendshme”.

Rita pranoi gjithashtu se ndihet më e qetë dhe e balancuar se kurrë më parë: “Më pëlqen shumë ky moment i jetës sime. Ndihem mirë në trupin dhe mendjen time. Po bëj më pak, por me më shumë qëllim, dhe kjo po më funksionon”. /Telegrafi/