LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora kryeson listën e albumeve më të mira të momentit në Evropë, renditet e para me “You & I”

Rita Ora kryeson listën e albumeve më të mira të momentit në Evropë, renditet e para me “You & I”
Foto: Rita Ora/Instagram

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, ka pak ditë që ka publikuar albumin e saj të tretë në karrierë, “You & I”.

Albumi i cili përmban gjithsej 12 këngë të reja, është kthyer shpejt në një prej albumeve më të pëlqyera të momentit në audiencën ndërkombëtare.

Aktualisht, “You & I” renditet si albumi më i dëgjuar dhe i shituar në platformën iTunes, në Evropë.


Foto: Rita Ora/Instagram

Ndërkohë po i njëjti album është i dyti më i dëgjuar dhe i shitu në nivel global.

Lajmin e ka bërë të ditur vet artistja 32-vjeçare me rishpërndarjen e një njoftimi të Wolrd Music Awards në Twitter.

“Rita Ora mbërrin vendin e parë në Listën e Albumeve Evropiane dhe nga vendi i 39-të kalon në vendin e dytë në listën e albumeve më të dëgjuara botërore me albumin e saj të tretë, ‘You & I’, për të cilin kritikët thonë se është më i miri ndonjëherë në karrierën e saj. Albumi gjithashtu ka debutuar i 17-ti në listën e albumeve botërore më të dëgjuara në Apple Music dhe i 11-ti në Apple Music në Evropë”, shkruhet në njoftimin e shpërndarë.

“You & I” është një album shumë personal për Ritën, me këngë që marrin frymëzim nga jeta private – të cilin Rita e ka përshkruar si një ditar personal të sajin të viteve të fundit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Magazina
Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Magazina
Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Magazina
Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim - i detyron banorët t'ia kthejnë Gjestit

Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim - i detyron banorët t'ia kthejnë Gjestit

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Arta Bajrami reagon e frustruar ndaj ndotjes së ambientit në Kosovë: Ne jemi të varfër në tru

Arta Bajrami reagon e frustruar ndaj ndotjes së ambientit në Kosovë: Ne jemi të varfër në tru

Magazina
Kalo në kategori